SONTE..
Sonte
i ftoj kujtimet t’i arnoj ëndrrat,
që pëvidhen me gjumin tinëzar.
Sonte
imazhi yt i largët vishet me yje
mbi qepallat e syve zbarkon dashuria.
Sonte
në petale trëndafilash shtrihet fati
ca shkëndija drite të sjellin më pranë.
Seli Murati
20,02.2020
Ëndrrat m’i ndez në sy..
Je frymëzim i vargjeve
mbi të vërtetat e mia m’i ndriçon
si dielli mbi borën e bardhë
vështrimet, ngrohin… shpirti!…
Si vargu ngjitet dhe bëhet poezi
ëndrra e bardhë, zëri i simfonisë.
Kujtimet, rrugëtojnë si dallgët
vijnë nga largë, në heshtje
thyejnë errësirat e natës dhe
malli, zhytur në dritën e magjishme
gjurmët?… U rritën nën rreze drite
flakët e zemrës mi mbajnë… peng.
Kam etje, mbi shkretëtira…
loti, dashurin takoj dhe po të nis
aromën dhe erën e një puthje malli
errësirës së madhe më ndriçon
si një yll, mbi qiellin blu ndrit
nuri i dashurisë, më thërret shpirtin,
Ti… nuk je vetëm na ndan vetëm!…
Nata, ëndrrat m’i ndez në sy?…
Je rrezja e parë e diellit mbi
mëngjeset e dritës dita m’i sjell
kujtimet veç… për Ty.
Seli Murati
19,01.2020
PULËBARDHA E LIQENIT..
Si pulëbardhë e liqenit,përtej detit
Shkumë e valë vjen Ti vendlindja ime,
Me rrahjen e zemrës më zgjon ndjenjën
Lundron brenda detit të shpirtit tim .
Përmes dallgëve që trazojn
Lehtas mendimet mi përkund
Me atë mallin e shtuar…
Imazhi yt më mbështjell .
Përtej detit agimeve të kaltra
Rrezja dielli vjen,më buzëqesh
M freskon shpirtin e ndezur flakë,
Që mos të ndjej më dëshpërim..
Si dikur kohëve të hershme,
Gjurmët nisën t’mi fshehin,
E sytë tanë si kristale valësh
Kurrë nuk do të janë mbyllur.
Kur të mbulojë errësira
Në brengën time hijen tënde shoh,
Si dikur në udhët e vjetra …
Malli për ty më rrjedh lot.
I fshehur në dallgët e shkumëzuara
Më rrëmben në krahët e tu.
Nëse një ditë thahet jeta
Hija e mendimit të shkëputet,
Si vetëtima që kris qiellit,
Do të njomë me gjakun tim
Ecjet në rërën e lagur,
Si pulëbardhë e liqenit pertej detit.
Të rrëmbeja puthjen e valës
Që ta kisha në amshim.
Ku e ndie në shpirtin tim …
Pulëbardhë e liqenit përtej detit.
Seli Murati
2,02.2020