16.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Janar 2025

Seli Murati

NGJYRA E SHPIRTIT

L'immagine può contenere: 1 persona, scarpe, acqua e spazio all'aperto

Kur rrezet e para të diellit
e mundin terrin
brenda shpirtit të lënduar
mos e puth dhimbjen.

Ëndërro krah fluture
në një lule të posa çelur
plot aromë ngjyrash të bukura
ujite me buzëqeshjen time.

Me ngjyrën e shpirtit
duke dhënë magji hyjnore
shkunde mallin e përlotur
si rrezet e diellit të shndrisin
në valë të oqeanit

Që me shpejtësi t’më rrëmben
për t’i përkëdhel plagët..
t’puth brengën
për t’të falur dashurinë
në krahët e ngrohtë
t’të them Të Dua!

Seli Murati
15,03.2020

E vetmja.

Qerpikët e njomur, i prekte
loti i natës, zbërthente
sytë tanë ,të ngrysura në ëndërrime
shpirti si tallaz deti po ngrë
të vetmen magji jete ma dhurojnë…!

Sytë e tu ,mbushur mes mallit
djegur dhe heshtur më vrasin
kohës, shpërtheve, si një pranverë
e vonuar çelëm, trëndafilat!
E vetmja simfoni… që na bashkon.

Seli Murati
7,03.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.