I uruar mesnatë, mbetur i pagjum.
Mbi fletën e pashkruar një mesnatë .
Lash dy rreshta poezi.
I uruar mesnatë, mbetur i pagjum.
Mbi degëzime pemësh,
Muzgu i mbrëmjes kish rënë si polen.
Kjo coronavirus luftë pa armë !
Si një vjeshtë e tretë.
Petale lulesh mbi ajër shkundi
Thithi një grimë mërmërime.
Drithëruar hedh zemra nektar dashurie.
Krahë ledhatuese si vesë e mëngjesit
Përcëlluese shpërtheu nëpër buzë.
Nuk e di sa shumë më folën sytë e tu.
Veç një çast të lutem , mos e braktis qiellin
Si një hije, që veç vetveten trëmb.
Lindjen dhe perëndimi e gjithë universin mos e shuaj
Lërma zjarrin e shpirtit t’a shuaj në qetësi.
Seli Murati
17,03.2020
coronavirus … është luftë pa armë !