KËNGA E BASHKIMIT
Bashkohen rrugët,
Lumenjtë,
Vendet,
Kombet,
Ndrisin më shumë yjet.
Bashkohen buzët,
Sytë,
Zemrat,
Gurgullon buzëqeshja rrjedhë kroi.
Bashkohen zërat,
Fjalët,
Tingujt,
Rrjedh polifonia ylber ujëvarë,
Shtohen foletë e pëllumbave.
Të bashkuara janë dhe dy hemisferat
Puthur në unazën gjigante të tokës,
Qielli derdh buzëqeshje,
Dielli bulon ngrohtësi.
Unë,
Refren i këngës bashkimit,
Fushë magnetike.
@seti pezaku vladi
28/1/2020
☆☆☆
SHI DHE DIELL
E pashë qiellin e mëngjesit…
Në sfondin e pasaportës sime pikonte shi.
Sot,
Ai puthet me rreze dielli,
Zymtuar nga blana reshë.
@seti pezaku vladi
28/1/2020
☆☆☆
NJERI
S’na ndajnë meridianët,
As ngjyra e lëkurës,
As gardhet e besimeve.
Na ndan,
Kufiri i qenies Njeri.
@seti pezaku vladi
28/1/2020
MONUMENT..
Qindra vite djegur në fosforin tim
Me këngë baladash mbuluar.
Ma zgjuan heshtjen trokëllimat e betejave.
Si Feniksi nga hiri im u ngrita
Në një agim të përflakur drite.
Me kalin e bardhë të erës nëpër re,
Tymnajën e Vajkalit pelerinë e hodha
Ku gjysmëhënën e grisëm
E Gjergji kokën mbi një plis ma vuri.
Bubullonte toka.
Rashë si një lis e pyll u ngrita
Nga beteja në betejë,
Nga koha në kohë,
Duke lënë pjesë të ashtit tim
Nëpër vaje e këngë,
Grykës së Kaçanikut,
Oshëtimës së topit që mbërtheva nga gryka,
Flakëve të Borovës martire ku flakë u dogja.
Kudo,
Trupi im i çmontuar në copa eshtrash
Si rrënjë ulliri tokës shtrirë,
Mbledhur në një monument gjigant
Mermeri të ngrirë.
Thellë u përkula para tij
Me një tufë karafilash të kuq në dorë.
@seti pezaku vladi
25/1/2020