Kombi shqiptar në rezik, më shumë se kurë më parë!
Kazani i plehërave mediatike reklamon me bujë se jemi me fat që do të shohim “Haremin Big-bradher” ku tall bythën dreqi dhe i biri….
– E tmershme! Ku është katandisur Shqipëria, kombi i Kastriotajve, i Fishtës, i Agollit, i Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Rexhep Qoses, Agron Dukës, Sandër Prosit, Margarita Xhepës, Vaçe Zelës, Hasan Prishtinës, Nolit e Konicës…?
– Çakenjtë franko-sllav i kemi në kufi, të etur për gjak shqiptarësh. . . .
– Neo-osmanllinjt i kemi bash në krye të odës çdo mbrëmje, duke na servirur heroizmat e sulltanëve . . .
– Hienat helene i kemi plot, nëpër këmbë,duke na vjedhur heronjtë, historinë, lavdinë, kulturën . . .
– Imperialstët, kapitalistë, ngatrestarët, amerikan, soraxhi e qoftaxhi i kemi në çdo kapilar të jetës së kombit, gjasme si shpëtimtar, por çorbës tyre i vjen erë e qelbur.
– Kemi reaksionin më të ndyrë antishqiptar, sa asnjë komb në botë, nuk ushqen me bukë të tillë tradhëtarësh e vrasës të shpresës.
– Kemi tradhëtarët e popullit të quajtur SPAK me gjithë avokatët dhe juristët që ia kanë pirë gjakun thellë, deri në palc fukaras, duke luajtur një dramë shumë të fëlliqur, të titulluar “Do të arestojmë peshkun e madh” dhe peshqit e mëdhenj hedhin valle, trashen, kapërdisen, dekorohen dhe shkërdhejn pa mbarim IDIOTIN POPULL
– Kemi biznesmentët fantazma që gjasme po ndërtojnë rrugë, por i shkatërojnë më keq dhe me paratë e vjedhura po ndërtojnë gradaçela dhe resorte qefi . . .
– Kemi mjek-kasap që kanë krijuar klinika private, ku luajnë dhe eksperimentojnë me jetët e njerëzve të ndershëm,
– Kemi shumë anormali, rrompallizëm, pasiguri, gjëra që bien ndesh me kulturën dhe ekzistencën e një shoqërie civile të vitit 2022, dhe…
– Pas gjithë kësaj gjendje NOK-DAUN, për kombin shqiptar, për rezikun që i kanoset sot Shqipërisë, vazhdojmë të stimulojmë, të ndjekim mediat më të qelbura, mediat më të pamoral, të pa shtyllë kurizore, mediat më degjeneruese, mediat bordellhane shqiptare…
– Si nuk përpiqen aspak të ngrenë zërin, këta gazetarë dhe opinion-dhistë që paguhen si sheik arabë, të japin alarmin, të zgjojnë ndjenat patriotike-nacionaliste, që populli shqiptar të kuptoj rezikun që e pret, që populli shqiptar, të bashkohet si dikur në kohën e Gjergjit të Madh dhe ti dalë zot vatanit që sot po i rezikohet ekzistenca.
– Si nuk japin alarmin, këto media fashiste, se gjuha kombëtare është në rezik, nga përdorimi pa moral e shkak, i gjuhëve të huaja, e veçanrisht nga turqishtja, greqishtja dhe anglishtja.
– Si nuk japin alarmin këto media, se sot në Shqipëri nuk kemi opozitë, sepse atë e ka marë peng një Gogol me ca komitë, të cilit pa pikë turpi dhe etike i thërasin lider, apo kryetar opozite, kur në letra ai njeri nuk ka asnjë vulë zyrtare dhe nuk gëzon simpatin as të çerekut të shqiptarëve…
– Si nuk japin alarmin këto media, se populli nuk duhet të pres për të protestuar për të drejtat e tij, për sigurin e tij, vetëm kur tu teket Gogolëve që kanë me dhjetra badigard. Përse!? Në asnjë vend të planetit, nuk është dëgjuar që protestesit të shoqërohen me badigard, nuk është dëgjuar që protestuesi paguhet me rrogë presidenti!? Ç’është ky fatalitet! Të protetoj xhelati, pse vuan viktima!? A ka më shumë se kaq absurditet!? Më thoni një vend të botës ku protestojnë presidentët për të drejtat e popullit që ata e kanë dhunuar barbarisht…!?
Pse pra këta media zjarvënëse, nuk frymëzojnë popullin nga ushqehen, që ai të ngrihet në këmbë i gjithi, shtatë e shtatëdhjet vjeç, nesër, pasnesër, sa më shpejt të jetë e mundur, me forcë uragani, për të pastruar Shqipërinë nga Gogolët Berisha, Meta, Rama, të cilët e kanë ndarë Shqipërinë në çifligje e pas tyre fshihen amerikanët që gjasme i luftojnë, por i kurajojnë më shumë në grindje teatrale, që populli të mbetet viktimë e lojës së qelbur të politikës së verbër tridhjet-vjeçare.
– Pse këta media që vetëm media serioze nuk janë, nuk i tregojnë popullit, veprën e ndyrë të treshes gogoliane, rrompallhane, Berisha, Meta, Rama dhe sejmenëve të tyre, të cilët:
– Kanë vrarë misionin e sindikatave të pamvarura, dhe eleminuesi kryesor i rolit të sindikatave është djalli, Gëzim Kalaja me suitën e tij hajdute-shkatruese, sigurisht i ndihmuar nga djajtë e mësipërm.
– Kanë shkatëruar misionin e shoqatës të të pëndjekurve politik, duke i vënë në gjumë me
shpërblime mashtruese.
– Kanë shkatëruan misionin e akademisë së shkencave dhe institucionin e presidencës, duke i kthyer në kovaçhane për të prodhuar llamarina-dekorata me tituj, mjeshtra, doktor, profesor, kalors, bajraktar, magjar . . .
– Kanë shkatruar sistemin ushtarak, bujqësorë, ekonomik, kulturor, industrial, turistik . . .
– Kanë eleminuar sistemin normal qeverisës, të zëvendësuar në çdo sektor, me analfabet, me vagabond, me hajdutë, me njerëz pa bazë familjare, pa rënjë, pa moral, deviza e të cilëve është: “Vidh e mashtro”
Dhe nga gjithë kjo katastrof që po nxit eleminimin e ekzistencës së kombit shqiptar, mediat tona vizive e të shkruara, jetojn në delir, në luks dhe japin lajmin e madh, lajmin bombastik!!!
Pas ca ditësh do të startoj Llomhania, Çorba Bordellhane, Big Bradhër!!! Dheeeee, shqiptarët do të shpëtojn nga fukarallëku. Sepse shqiptarët tani, janë psikopatizuar nga memorja. E kanë si ushqim të shpirtit, të ndjekin jetën personale të “Vipave të shpifur”, të cilët nuk dinë historit e familjes së tyre, jo më të kombit, të cilët me rënë gongu i alarmit për luftë të shpëtojnë kombin, ikin të parët nga beteja.
Shqiptarët sot janë të psikopatizuar totalisht në memorje nga dotrina e qelbur mediatike, duke bërë që në trurin e tyre të qarkulloj vetëm shqetësimi: Kush do të fitoj Big Bradhër? Kur do të dëgjojn macet Luana Vjollca? Si zgërdhihet Mamaqi, Kallaku, Deda, Paja? Çfar syzesh ka vënë Gogoli, që e kemi në çdo çast në shtëpi, nga altoporlanti i News 24 e gjithë mediat e blera nga i biri…
TURP FAQEN E ZEZË PAÇIN DREJTUESIT E KËTYRE MEDIAVE DHE ATA QË SHPËRBLEJNË DHE NXISIN KËTË ANOMALI ANTIKOMBËTARE…
OSE SOT, OSE KURË, organet mediatike shqiptare dhe propoganda duhet të ngrihen, të japin alarmin se vërtet Shqipëria është në rezik, më shumë se kurë më parë…
Sot nga mediat shqiptare duhet të ngrihet zëri në kupë të qiellit për protesta të fuqishme, për shumë arsye të patolerueshme:
1 – Të hiqen gogolët Berisha, Meta, Rama dhe sejmenët e tyre nga atmosfera politike aktuale.
2 – Të shkrihet ky sistem partiak-familjar, se nuk ka nevoj Shqiporia për 100 parti-banda.
3 – Të funksionoj sistemi i drejtësisë, për të arestuar pengmarsit dhe vrasësit e opozitës, që të rilind një opozitë e re, pa Narda, Ndoka, Tritana e hajvana . . .
4 – Të shkrihen mediat abuzive që janë kthyer në kazan plehërash, në paterica të biznesmenëve të koruptuar, në vegla qore të reaksionit dhe të vëna totalisht në shërbim të organizatave antishqiptare aziatike, sllave, helene . . .
5 – Të funksionoj një kontroll i fortë, i reptë, që të mos lejojë që këto media të reklamojnë pa limit vetëm një organizatë, një forcë politike, një individ, kuzhdoqofshin . . .
6 – Të censurohen programe televizive që bien ndesh me kulturën tonë kombëtare dhe të ndalohet reptësish të drejtojnë emisione njerëz anormal me tatuazhe, me silikonë e të veshur si majmunë . . .
Shqiptarët e ndershëm po ikin çdo ditë e më shumë, pikërisht nga kjo situatë alarmante që të dhuron dhimbje, trishtim, pasiguri, frikë…, sepse në çdo hap që bëjnë, në çdo vend ku shkojnë, sa të hapin sytë në mëngjes dhe deri në mbrëmje vetëm tre gjëra dëgjojnë
1 – Reziku i pa-sosur sllavo-osman, loja e qelbur e amerikanëve dhe evropianëve, sikur nuk po ndodh gjë, se ne kemi ata dhe nuk mund të jetojmë pa përkrahjen e xhandarëve ndërkombëtar . . .
2 – Gogolët Berisha-Meta-Rama, si jan gdhirë, si do ti rithemelojn, apo ndrojnë emrat e partive, kur e kan vendosur që të bëjnë xhiron e rradhës në bulevardin kryesor, gjasme si protesa, si do të reagojn mediat, portalet, tiki-tokat…
3 – Si do të përzihet çorba bordellhane në mbrëmje nga kuzhinierët servil-llokmaxhi, Top-chenëll, Tv Klan, News 24, Syri Tv, e plot kazanë mbeturinash mediatike…
E pra të dashur miq. Shqiptarët duhet të zgjohen përfundimisht, duhet të bëjnë revolucion një orë e më parë, sot nesër…Shqipëria është e jona, jo e zuzarëve. Nëse nuk ngrihemi sot, nesër është vonë, sepse do të ikin dhe ato pak njerëz që kanë mbetur lagjeve të rënuara të fshatrave… Të ngrihemi të shporim BARBARËT, dhe të shpëtojmë Shqipërinë.
BARBARËT