“””””””””””””””””””
Mes gjashtë motrave të mia,
Unë ndihem si mbretë domosdo,
I rrethuar nga dashuria
Që më falin ato në cdo kohë!
Tek sytë e tyre shikoj nënën tonë
Që na veshte me triko të leshtë,
Motrat zënë vendin e nënës gjithmonë
Saherë takohemi në fundvjeshtë!
Në një sofër bashkë jemi rritë,
Dashurinë e prindërve në shpirt e kemi ndjerë,
Dhe mua pranë tyre më shkëlqejnë sytë
Mes motrave të dashuar që si harroj asnjëherë!
Shaban V. Emini
“””””””””””””””””””
Gjyshi im ty t’ kam xhan
Me tha babi të blej fustan,
Fola mbrëmë n’ telefon
Dhe pse larg nga ne punon .
Gjyshi im ty t’ kam xhan
Me tha babi n’telefon,
Që të rritem si shqiponjë
Dhe me shoqe në shkollë të shkojmë .
Babi I thash ,unë tash jam rritë
Nga ti ngjyrat jam tu I pritë,
Një portret me të vizatu
Emër I bukur ,BABI,je për mu !