DITË GËZIMI
I lumi unë i lumi, që e prita këtë ditë !
Gëzuar vendi im.
Pas shumë sakrificave,
Me 14 dhjetor 2018,
Kosova ime u bë,
Me USHTRIN E VET.
Lotë gëzimi, edhe qielli
Mbi vendin tim buzëqesh!
Ditë gëzimi në gjithë globin,
Edhe tokat e ndara padrejtësisht,
U gëzuan !
Tokat i ndanë, por
Kokat do ti bashkojnë tokat
Me ushtrin e vet!
Zemra më është ba mal,
Gëzuar vendi im me,
USHTRIN më të Re në botë.
“””””””””””””””””””””””””””””””
Dashuria për jetën
Për çdo krijesë,
Edhe për neve,
Jeta është e vështirë,
Sa të jemi këtë botë.
Jemi lindur të vequar,
Prej frymorëve tjerë,
Ndryshimi mbetët,
Te logjika jonë.
Sfidat e kohës,,
Gjenden te njerëzorët,
Bëhemi më të fortë,
Për te dashtë jetën.
Të jetojmë si njeri,
Jeta nuk është e lehtë,
Dashuria për jetën,
Sfidat kalojmë më lehtë.
1977
Nga libri: DASHURIA PËR JETËN
Autor : Shaip Bllaca