13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Shaip Bllaca

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, më 16 dhjetor 2017, u mbajtë takimi letrar “ESAT MEKULI-2017”

Nga sot, 16 dhjetori i 2017, miku juaj krijues e poet dhe shkrimtarë Shaip Bllaca, edhe zyrtarisht është pranuar në Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës..
Falënderoj Komisionin për vlerësimin e krijimtarisë sime dhe pranimin në mesin e kësaj familje të madhe krijuesish nga Kosova dhe viseve tjera shqiptare…
Në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në kuadër të LSHK-së, merrnin pjesë krijuesit nga të gjitha trojet shqiptare, edhe nga mërgata e jonë nëpër Evropë…

Prishtinë, 16 dhjetor 2017

“””””””””””””””””””

Çka sheh syri që loton
Ç’ është ky lotë në syrin tim,
Çka sheh syri që loton,
Janë vransinat mbi tokën time,
Pak ngapak bien lotë.
Pse këti syri s’ i ndalet loti,
A thua o Zot sheh shumë keq!
Vendi është mbush me shpirtkqi,
S’ mundë të ndali lotin tim!
Syri loton…

Dhjetor 2022

Autor: Shaip Bllaca, Dardani

“”””””””””””””””””””””

DITË GËZIMI
I lumi unë i lumi, që e prita këtë ditë !
Gëzuar vendi im.
Pas shumë sakrificave,
Me 14 dhjetor 2018,
Kosova ime u bë,
Me USHTRIN E VET.
Lotë gëzimi, edhe qielli
Mbi vendin tim buzëqesh!
Ditë gëzimi në gjithë globin,
Edhe tokat e ndara padrejtësisht,
U gëzuan !
Tokat i ndanë, por
Kokat do ti bashkojnë tokat
Me ushtrin e vet!

Zemra më është ba mal,

Gëzuar vendi im me,

USHTRIN më të Re në botë.

“”””””””””””””””””””””””””””

Dashuria për jetën
Për çdo krijesë,
Edhe për neve,
Jeta është e vështirë,
Sa të jemi këtë botë.
Jemi lindur të vequar,
Prej frymorëve tjerë,
Ndryshimi mbetët,
Te logjika jonë.
Sfidat e kohës,,
Gjenden te njerëzorët,
Bëhemi më të fortë,
Për te dashtë jetën.
Të jetojmë si njeri,
Jeta nuk është e lehtë,
Dashuria për jetën,
Sfidat kalojmë më lehtë.
1977

Nga libri: DASHURIA PËR JETËN

Autor : Shaip Bllaca

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.