On Jan 28, 2020, at 3:29 PM, Shefqet Dibrani <shefqet.dibrani@bluewin.ch> wrote:
Tri përgjigje për:
1. Prof. Eshref Ymerit
2. Prof. Vedat Shehu
3. Aurel Desareti
1. Letra e parë
Të nderuar profesorë Eshref Ymeri,
Faleminderit për konsideratën, po më shumë për përgjigjet dërguar në këtë grup! E them pa modesti, aq sa më gëzuan këto letra tuajat, po aq më vunë në siklet sepse nuk jam mësuar të kem mbështetje të kësaj natyre!
Çfarë të ju them profesor Eshrefi, vetëm urojë që zoti të të bekojë me mirësi!
Po ju përgjigjem vetëm në këtë shqetësim tuajin: “Nuk e kam idenë se si mund të dilet nga kjo gjendje tragjike“
Edhe unë ndaj me Juve të njëjtin shqetësim të cilin ju e shprehni në letër. Megjithatë mendoj se kjo mund të bëhej sikur, sikur të krijonim një Vetting, jo vetëm në drejtësi por kudo. Në atë ekip, përveç miqve nga Gjermania, Anglia, Zvicra (për shkak të dendësisë së shqiptarëve në këtë vend), dhe në krye të ekipit ta kishim një Amerikan, gjendje mund të evitohej kollaj. E kam menduar gjatë dhe ka vite bëjë përpjekje për të takuar zyrtar amerikan në Prishtine por pa sukses. Ka rrezik që struktura të titizmit kanë shtrembëruar biografitë duke i vënë një mjegull tërë diplomacisë Amerikane dhe të tjerëve në Kosovë. (Kam hulumtuar me vite, jo këto shkrimet publike, por pa sukses), do të thotë nuk jam zhgënjyer, por jam në kërkim të mundësive!
Të fala nga Shefqet Dibrani!
2. Letra e dytë:
I nderuar Profesor Vedat Shehu,
Të faleminderit për plotësimin e mendimit rreth “titistit”, koncepte të cilat qëndrojnë në këtë mentalitet që ka pushtuar Kosovën dhe hapësirën shqiptare në përgjithësi.
Titistët në Kosovë, të cilët i kam apostrofuar janë një shtresë sentimentale e Vetëqeverisjes Socialiste në Jugosllavi. E duke pas ende nostalgji për atë sistem, dhe duke i ruajtur disa lidhje të hershme, në Kosovë janë treguar të suksesshëm.
Në anën tjetër, Titistët shqiptarë, bashkë me disa Organizata të ekstremit fetare të ndikuara nga Lindja e Afërt, në Kosovë janë duke zhvilluar një luftë të pastër Antiamerikane, gjë që është tepër shqetësuese!
Të fala mik i nderuar!
Sh. Dibrani
3. Letra e tretë:
I dashur mik Aurel Dasareti,
Anektoda juaj na bëri të qeshemi, sepse përmes saj ke prekur thelbin e këtij bashdyzimi sllave në mendjen dhe udhëheqjen e Kosovës. Ju jam shumë mirënjohës!
Të fala nga Zvicra
Shefqet Dibrani