8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Shefqete Gosalci

Ti kujtojmë e nderojmë korifejtë e Alfabetit të gjuhës shqipe!
Delegatët e “Kongresit të Manastirit” (14-22 Nëntor 1908) mbledhur në Manastir nga të gjitha anët e etnisë shqiptare, e shpirtëruan dhe shkronjëzuan gjuhën shqipe.
Dje në “Shtëpinë e Alfabetit” në Manastir ishte një festë e vogël të cilën e organizoj Shoqata ABC-Poetike e Shkupit, për ta shënuar këtë ngjarje historike.
Në fakt, për ata që e kuptojnë thellësisht, është festë e madhe, e rëndësisë së veçantë kombëtare, kulturore dhe shtetërore.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Falë angazhimit të shqiptarëve atdhetar të qytetit të Manastirit, kjo datë e veçantë historike tashmë në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në kalendarin e festave shtetërore, por duhet të ishte dhe të shënohej si e tillë në gjithë hapësirën etnike shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi dhe Luginë. Neglizhenca e vazhdueshme institucionale ndaj Kongresit të Alfabetit shqip ,me ose pa qëllim e vetëdije, tregon injorim, mosdije dhe papërgjegjësi të madhe dhe të pafalshme.
U takon institucioneve tona relevante shtetërore që datëlindjen e Alfabetit të gjuhës SHQIPE, ta trajtojnë me seriozitetin e duhur dhe meritor, ti kushtojnë shumë më shumë vëmendje shtetërore, dhe kjo datë të shënohet dinjitetshëm e me seriozitet me aktivitete kulturore në nivelet më të larta shtetërore.
Në atë mënyrë i bëjme nder dhe respekt gjuhës sonë të bukur shqipe dhe atyre grave e burrave dijetarë e atdhetarë që shkrinë shumë mend, mund e dije dhe dhanë shumë kontribut, përpjekje, sakrifica e financa mëdha, për ta bërë gjuhën shqipe me ALFABET.
Ato 36 shkronja të arta, janë dhurata më e çmuar për Kombin shqiptar.
Gjuha shqipe si gjuha më e vjetër indo-europjane meriton më shumë.
Ta duam, ta flasim, ta shkruajmë, ta lexojmë, ta ruajmë, vlerësojmë e lartësojmë gjuhën tonë të bukur shqipe.
Manastir
20.XI. 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.