15.5 C
Tiranë
E martë, 22 Prill 2025

Shën Gjergji ishte pellazg nga Cappadokia!

 

Shën Gjergji ishte pellazg nga Cappadokia!

shkruan Fahri Xharra

Kapadokia e njohur si Hatti , që nga Koha e vonëshme e Bronzit ishte vendlindja e Hititëve – pellazg me qendër Hatusa. Pra  mbi këtë tokë ishin Hititet deri ne shek., 12-të pra Kr. Frigjët deri në shek 7-të praKr. Lydianet deri në Aleksandrin e Madh , pastaj Roma , Bizanti dhe Osmanet .
Në kohën e Lydianëve dhe më vonë  deri te Mbreti Diokleciani lulëzoi skllavëria si shëmtim shoqëror kundër së cilës skllavëri u ngrit edhe Shën Gjergji dhe e humbi edhe kokën.image.png

Azia e vogël , gati e tërë Turqia e sotme nga Dardanellet e deri në Siri, ishte tokë pellazge me histori të lashtë mijëra vjeqare . Valët e historisë e kanë tronditur atë regjion e posaqërisht  Kapadocien qe sot po flasim .Personazhi i temës së sotme është Shën Gjergi , i shenjti i fesë katolike , ortodokse dhe hebraike e i cili lindi mu këtu në Kapodokia.
Këtu  ,viteve të fundit , është gjetur një qytet nëntokësorë i vjetër mbi 5000 vjet  me më se paku 7 km tunele  dhe një mori kishash të fshehura . Sipas burimeve , ky tunelim nëntokësor e kishte qëllimin madhor që Hititet të mbroheshin nga sulmet frigase .

Sivjet me 6 Maj e lexova këtë:  “ Sot në tokat shqiptare Shqipëri , Kosovë , Maqedoni, dhe në  jugun e Malit të Zi festohet dita e Shën Gjergjit . image.png

E di shumë mirë që edhe shqiptarët e fesë muslimane e festonin ditën e Shën Gjergjit , me një ceremoni të posaçme familjare me dëshirë dhe kërkesë të ripërtrirjes familjare ashu si ripërtrirja e natyrës. Nuk dinin  më shumë. (It is a day of joy and believing in god, people will go out and build a fire and play around it, people will bless their houses, fields, their children and everything around them with water as it was the holy water. St George’s Day in Albania and Kosovo is celebrated on the 6th of May and is called Shen Gjergji or Shengjergji (Shingjergji) and is a day where people celebrate the blessing of god. )

Kush ishte Shën Gjergji ? Zakonisht të gjithë të shenjtit ishin njerëz të zakonshëm  me virtyte dhe aftësi jo të zakonshme . Ashtu edhe Shën Gjergji i Cappodokisë

Duhet të kemi një të qartë se Dita e Shen Gjergjit tek pjestarët e fesë katolike festohet me 23 Prill , kurse tek  ata të fesë ortodokse me 6 Maj . ( ndryshimet në kalendaret e perdorur )  (Edhe ,Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu u lind në 6 maj të vitit 1405 në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit , pra dita e emrit Gjergji në emrat kishtar , 6 Maji   )

Shën Gjergji në një Manastir në Kairo

image.png

Gjergji kishte lindur në një familje fisnike katolike në  Capadokia, në Azinë e Vogël ((a region of the ancient world that corresponds to modern day Turkey). , rreth vitit 280 pas Kr. Per qudi të shkrimeve thuhet se ishte grek (? ) ,
I ati Anastasi , ishte martirizuar për krishtërim në kohën kur Gjergji ishte ende i ri. Nëna e e tij Thoepista e ngriti dhe e rriti Gergjin me edukatë krishtere . ( shikoni ende nuk kishte lindur feja ortodokse ).
Si djalosh i familjes fisnike , sipas të gjitha gjasave Lidias, si 17 vjeçar iu bashkua armatës Romake në betejat e saja në Egjypt e Palestinë. U përparua në gradën e lartë ushtarake , si komnandant i i Gardes Perandorake  me 1000 ushtarë. Fatkeqësia e tij e dytë ishte kur i vdiq e ëma në moshën e tij 20 vjeqare.

Shikoni , gjërat në histori nuk kanë shkuar ashtu ëmbël si në një film. Krishterimi e kishte Romën kundershtar të madh ; dhe me 23 Shkurt, 303 kur kremtohej dita romake Apollo ( e kete romaket e moren nga Iliret) Diokleciani perandori me origjinë nga Dalmacia , e djegu kishen e krishterë të Necomedeas, dhe e lëshoi urdhëresen kunder të krishterëve. ( I njohur si Edikti i Dioklecianit ).
Ditëve të shpalljes së ediktit , Gjergji gjëndej në Aleksandri i cili haptas e kundërshtoi ndalesën e praktikimit të krishtërimit. Filloi një  kohë shumë e rezikshme për të krishterët , praktikuesit kërcnoheshim me skllavërim.image.png

Përkundër të gjitha mundimeve të Dioklecianit që ta bindë Gjergjin ; ai nuk u dorëzua dhe përfundoi me prerje të kokës.Në fillim të Majit 303 pas Kr, ai u martirizua.Trupi i tij është varrosur në Lod, Palestinë; kurse gjerat personale i ruhen në St. George’s Convent in Cairo, Egypt…
Para se fama e tij të përhapej nëpër botë , Perandori Konstantin ( me origjinë dardane) , pozitën të cilen e mori nga Diokleciani , urdhëroi përjetësimin e Shën Gjergjit ,image.png

Eglise de Saint Georges en Cappadoce.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. Mendohet se pas 1600-ës ka dalë emërtimi i fshatit të sotëm Shëngjergj e cila eshte ne malesine e Tiranes. Në këtë zonë gjenden fshatra me emra të krishterë siç janë vetë, Shëngjergji por edhe Shën Mëria dhe Shën Gjini. Dikur banorët kanë qenë të krishterë. Procesi i islamizimit filloi me dhune nga pushtuesit e eger turqsh qe erdhen per te vjedhur dhe rrembyer pasurite e populli shqiptar. Kjo ka ndodhur rreth vitit 1500 dhe përfundoi mbas 200 vjetësh. Në këto fshatra ka pasur kisha, madje fshati i Shën Gjinit deri në vitin 1650 ka qenë një qendër kishtare me emrin “Sofragjan”. Një informacion për kishat e kësaj zone, të cilat ishin nën dioqezën e Bendës, por edhe të krejt rrethit të Tiranës na e ka lënë në shkrimet e tij Dom Mark Dushi, i cili ka shërbyer ne kishën katolike të Shna Ndout në Tiranë.
    Sipas të dhënave të vitit 2011, zona e komunës Shëngjergj kishte një popullsi prej 2.186 banorësh. Vetë Shëngjergji gjendet në një distancë prej 40 km larg nga kryeqyteti dhe koha e nevojshme për të mbërritur aty është 1 orë e 20 minuta. Ndërsa për të mbërritur në Bizë distanca është 55 km dhe rruga merr më gjatë pasi kalohet nga Qafë Molla duke i dalë mbi shpinë fshatrave të Shën Mërisë dhe Shëngjergjit. Aty mbërrihet zakonisht për 2 orë e 15 minuta. Shëngjergji njihet edhe për kostumet popullore si dhe vallen e tij të interpretuar shpesh herë edhe nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ndër aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.
    Shkolla e parë shqipe është çelur në vitin 1913, por përpjekjet për arsim janë bërë edhe më herët . Në një letër të tij të 1871 Kristoforidhi shprehej se abetarja e tij ishte pritur me entuziazëm në këto anë. Shëngjergji por edhe zona përreth tij ka nxjerrë ndër vite njerëz të arsimuar dhe personalitete të njohura, deri në akademikë e studiues si dhe në fusha të tilla si mjekësi, inxhinieri, muzikë, etj.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.