14.5 C
Tiranë
E premte, 25 Prill 2025

Shepresa Zurnaci

Sa te ngrohta keto urime urata qe mora dje per ditelindje sa miqesor dhe sa fryme dashurie njerezore percjellin
Permes ketyre urimeve uratave, shihet shpirti miqesor i çdonjerit prej jush dhe vlerat e larta qe karakterizojne njeriun, thjesht karakterin e tij/ saj !
Keshtu mbillet dashuria ndaj njerezimit, kur kemi konsiderate dhe respekt per miqesine e gjere, se « familjen e ngushte dhe te vegjlit e vet i do edhe ujku »
Ju pergezoj dhe falenderoj nga zemra
Meritoni respktin me te madh
Ju duaaa te gjithve
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
KENDOJ KENGE MEMEDHEUT
Ti moj vajze vajze Dardane
Me ate penë që të shëndrit
Që i kendonë vendlindjes tende
E që vargu lëshon dritë
Thuaja vargut, theke mirë
Dhe pse larg je në Izmir
Kendoj Prizrenit, Dardanisë
Këndoj Preshevsë e Çamërisë
Kendoj Ulqinit e Gostivarit
Për çdo trull që është shqipetar.
Këndoj këngë mëmëdheut
Historisë, prej Skenderbeut
Këndoj vajze ti nanës tende
Me fjalë ari dal prej malli
Nga Izmiri Shprese këndo
Vargun kur mos e ndalo
Varg malli, që vjen shtruar
Nga bylbilat t’vijne kënduar…
“””””””””””””””””””””””””””””””

MBESHTETJE ME ISHE
Porsi bijë ti më kishe
Unë të kisha porsi nanë
Tash një vjet nga ne ike
Na le dhimbje të randë.
Eh, ky vit më ngjan shekull
Dhimbje pa kufi
Pa ty shtëpia bosh mbetur
Ndihem në vetmi.
Nuk je pranë gojësheqer
Që njëherë s’ma prishe
Në nevojë për çdo herë
Mbështetje më ishe.
Ike larg te përjetësie
Banore xheneti
Ku jeton pavdekësie
Zoti pranë të deshi.
Fizikisht ike nga ne
N’zemër t’kemi përherë
Shpirti im për ty më therr
Ti gjithmonë mbetesh pranverë
E jotja bije(nusja)Shpresa
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.