17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Shkurt 2025

Sherife Malo Allko

 

Për ty ikona shqiptare
Nexhmije Pagarusha..
**********************L'immagine può contenere: 1 persona, primo pianoL'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio al chiuso
Kërkoj zërin tënd melodioz
këtë mëngjez të zymtë.
Kërkoj meloditë e tua
që shpirtin të ma ngrohë ,
o Ikona e këngës shqiptare .

Më zgjove lehtas me zërin tënd të ëmbël
Më çove në lëndina plot lule të sapoçelura .
Më lumturove kur dëgjoja blegërimën e qëngjave
dhe gurgullimën e krojeve, në bjeshkët e bukur .

Ti je melodia në buzë për shqiptarin .
Eh ,moj Ikona shqiptare sa krenare jam.
Në asnjë vënd të botës të krahasuar s’ke
Ishe aq modeste në skenë dhe çdo moment të jetës .
Zëri yt i skalitur në çdo zemër shqiptari .

Pranvera do të vijë shpejt
Kur të shohë si lind Dielli
unë do them erdhi zëri i bilbilit shqiptar .
Kur të shoh si çelin trëndafilat
do të them ;me zërin dhe dashurinë tuaj janë vaditur

Kur të dëgjoj këngën e ëmbël të bilbilit ,
them se zëri yt është aty o Ikona jonë
Ishe,je,dhe do të mbetesh Ikona shqiptar
Ti do të vish çdo mëngjes
kur dielli të lind dhe botën e tëre të ngrohë .

Sherife Malo Allko

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.