Me pikëllim në zemër morëm lajmin për vrasjen tragjike të policit – Sami Thaçit nga fshati Shkarashnik Komuna e Malishevës.
Samiu u vra në krye të detyrës, në fshatin Zhur të Prizrenit, duke dashur të mbrojnë popullatën (në këtë rast familjarët e familjes Badallaj nga Zhuri), të cilët kishin telefonuar se kanë nevojë për një intervenim policor.
Në Kosovë, Samiu është polici i 21-të me radhë , i cili u vra në krye të detyrës , e që uroj që ky të jetë rasti i fundit i vrasjeve të policisë në këtë mënyrë dhe në këso rrethana.
Mendoj se për policinë duhet kushte shtesë, rreth sigurisë së tyre, sepse jeta e tyre është me rrezik jete. Nuk mjaftojnë vetëm një shumë parash, si ngushëllim, pasi të vdes kryefamiljari, por një kujdes i shtuar në parandalimin e rasteve të tilla.
Samiu si gjashtëmbëdhjetë vjeqar u rreshtua në radhët e UÇK-së, për të dhënë ndihmën e tij, në bartjen e armëve nga Shqipëria, dhe kontributin e Tij prej Ushtarit të dalluar, që do të thotë, se Kosova humbi një luftëtarë të dalluar, një njeriu me tipare të shejta prej njeriu të veqantë.
Zoti i ndihmoftë familjes Thaçi – Bac Bajramin dhe Nënë Hajrijen,bashkëshorten me fëmijë, vëllezërit, motrat, dhe far-e fisin e gjërë, pasi që Samiu ka qenë një djal shembull jo vetëm në fshatin ku jetonte, por edhe në rrethinë, dhe tek të gjithë ata që e njohën.
KRENAR ME JETËN DHE VEPRËN E SAMI THAÇIT NGA SHKARASHNIKU I MALISHEVËS – LAVDI !
Zoti iu ndihmoftë edhe policëve të plagosur, për qka lutem për shërimin sa më të shpejtë të tyre.