Shkruar nga Metali Krasniqi
Poetesha e njohur Eleni Birçaj – i dhuroi shkollës sonë disa tituj librash
Bujanoc, më 23 nëntor 2022 – Poetesha jonë e njohur Eleni Birçaj – Mingu, e cila është autore e disa librave të botuar gjer më tani me poezi, përralla e fabula, i ka dhuruar të mërkurën, (23 nëntor 2022) shkollës së mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc, disa libra me këta tituj: “Pranë Adriatikut”, “Shprehje filozofike”, “Bora e zeshkët”.
Për dhurimin e këtyre titujve të librave, nxënësit e shkollës sonë kanë falënderuar poeten duke u njohur me krijimtarinë e tanishme të autores Eleni Birçaj – Mingu.
“Ky gjest human i poeteshës Eleni Birçaj- Mingu, besoj se do t’i lë përshtypje të mira lexuesve dhe stafit të bibliotekës, si dhe shkollës sonë” theksoi në një prononcim për Portalin e shkollës, drejtori i këtij tempulli të diturisë, Zejni Fejzullahu, duke shtuar se “kjo dhuratë me tituj të rinj librash të poeteshës Eleni Birçaj – Mingu, do të mbesë gjatë në kujtesën e nxënësve tanë dhe stafit të bibliotekës”.
Librat i solli në shkollë veterani i arsimit Begzad Avdiu.
“Duke u njohur tani me krijimtarinë e autores Eleni Birçaj shpresojmë se në të ardhmen, poetesha Mingu do të kënaq lexuesit tanë të shkollës sonë edhe me vepra tjera të tilla të krijimtarisë së saj, qoftë me tregime apo me përralla”, theksoi drejtori i shkollës.
Metali Krasniqi