Shpresa Sinani lindi më 18 janat 1949 në qytetin e Tetovës. Në vendlindje kreu shkollën fillore dhe të mesmen, ndërsa Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Më 1968 punësohet si mësuese e klasve të ulëta në shkollën fillore “ Liria” të Tetovës, ku edhe pensionohet në vitin 2004.
Viti 1968 e gjen mësuesen e re në ballë të protestave studentore në Tetovë.Në këto protesta shqiptarët e Maqedonisë kërkonin përdorimin e flamurit kombëtar dhe shkollim në gjuhën amtare.
Në to shpresa takoi edhe bashkëudhëtarin jetës profesorin dhe poetin e njohur Ramadan Sinani, jo vetëm që ndan jetën, por edhe i përkushtuan misionit të arsimit.
Lufta për të drejtat e shqiptarëve do të bëjë që pushteti i atëhershëm të e dënoj me burg dhe të persukutoj bashkëshortin. E mbetur me tre fëmijë të mitur e vetme në Tetovë, Shpresa do të qëndrojë në ballë në çdo lëvizje që do të kishte për qëllim çështjen shqiptare. Në vitin 1992, zgjidhet kryetare e Lidhjes së Gruas Shqiptare, dega Tetovë ( LGSHM).Në kuadër të Lëvizjes organizon me qindra aktivitete që për qëllim kishin sensimbilizimin e femrës shiptare në Maqedoni, gjithashtu me ndihmën e donatorëve emancipimin, punësimin, mbrojtjen e shëndetit si dhe faktorizimin e saj në shoqëri. Në kuadër të LSHGMS-së inicion botimin e revistës për femra “Femra jonë”, ku trajtohen problematika të ndryshmë që kishin të bënin me femrën shqiptare në Maqedoni. Gjithashtu, me ndihmën e donatorëve të huaj LGSHM organizon një numër të madh trajnimesh dhe kursesh për gratë e Tetovës me rrethinë.Përpos trajnimeve kombëtare, merr pjesë edhe në trajnime ndërkombëtare në Shqipëri dhe në Zvicër. Vitet 90 në historinë tonë do të mhen mend si vite të sakrificës dhe rezistencës.Duke dashur që edhe femra shqiptare të gjej vendin në to Shpresa dhe anëtaret tjera të LSHGM-së do të qëndrojnë në ballë të protestave për legalizimin e Univerzitetit të Tetovës, përdorimin e lirë të flamurit, lirimin nga burgu të prefektëve të Tetovës dhe Gostivarit.
Poashtu bëri mbledhjen e ndihmave për fëmijët nga Kosova, ndarjen e ndihmave, hospatilizimin e njerëzve në nevojë, si dhe socializimin e fëmijëve të ardhur nga lufta.Aktivitete e panumërta të organizuara nga dega e LGSHM-së bëjnë që kjo lëvizje edhe pse e themeluar për të sensebiluar çështjen e femrës shqiptare, më vonë të indefikohet si çerdhe e lëvizjes gjithëpopullore, e cila do të vihet në lëvizje të mbrojtjes së kauzës shqiptare në Maqedoni dhe në trojet shqiptare.Shpresa Sinani aktualisht është kryetare e LGSHM-së në Republikën e Maqedonisë.
Ajo është nënë e Dëshmorit të Lirisë- Visar Sinani. Gjatë luftës në Kosovë ajo ka vizituar dhu u kanë dërguar ndihma matereale thuaja të gjitha nënave të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, thuase parandiente se një gjë e tillë do tl i ndodhte edhe asaj. Por, ajo është një nënëmadhe, që është krenare për rënien e sugarit të saj për liri.