Te dashur poet e poete, me rastin e dites Boterore te poezise ju pershendes me kete poezi : Poezia te gjithe poetet i therret, marre nga librim im Gjergj Deda “Me pelqen e verteta”
POEZIA TE GJITHE POETET I THERRET
Shkruar nga poeti Gjergj Deda
Poezia te gjithe poetet i therret,
Që ëndërrat të bëhën realitet,
Poezia thërret poetët me ëmbëlsi,
Më shkruani me fraza reale e pa eufori,
Më citoni e me aforizma me fantazi,
Me magji e me frazë, në çdo lloj iluzioni
Më shkruani me euforizmin e ëndërrave si fëmi,
Me euforizëm duke ëndërruar çdo gjë në jetë,
Që të jetë në aparencë me eufori në ralitet,
Realitetit që ekziston në të gjitha mëndjet,
Shpeshherë mendoj me të vërtetë,
Se ekziston realiteti në këtë jetë,
Se ka një natyrë me gjërat e veta,
Objëktivë të krijuara më të shkruar,
O çdo gjë që ndodh është e modifikuar,
Në paradhënje nga ne të imagjinuar,
Çdo gjë që i japim jetë duke ëndërruar
Realitetin duhet ta dëgjojmë,
E si mund ta gjykojmë,
Çdo gjë që shikojmë, e shijojmë
Se realiteti është thjeshtë një iluzion,
Së për të mirë ekziston,
Realiteti është një gjë që të forcon,
Që edhe kur e lë e nuk beson,
Realiteti nuk zhduket e nuk gabon
Fantazitë mund të jenë si gjithkush i don,
Por gjërat janë sikur Bota i shikon,
Nuk mund të jetosh në të dy anët e planetit,
Nga ana e ëndrrave e nga ana e realitetit.
Kam vënë re se sa më shumë kërkoj të vërtetën
Çuditërisht bëhem më i pa vërtetë,
Më jepni një ëndërr të jetoj në këtë jetë,
Sepse realiteti çdo ditë po më vret,
Asnjë organizëm që jeton në këtë jetë,
Nuk mund të ruajë gjatë shëndetin mental
Duke përjetuar realitetin apsolut pa një skandal,
Të duash përpjekjet për të transformuar,
Realitetin duke e ëndërruar
Të dëshirosh është një përpjekje e vërtetë,
Për ta shndërruar një ëndërr në realitet.