13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Shkruar nga:Velo Ramadani

 

MEDITIM NË QETËSINË E NATËS …

Sa herë që ret bien të flejnë,

dhe Hënën kanë si jorgan.

Dimri shpesh zgjuar i gjen,

shiu dhe dëbora nuk pushojnë.

Po shikojë pemët për karshi,
dhe gjethet që po bien.
Po e humbasin atë bukuri,
dhe nuk e duan më hijen.
Ëndërra e re krahun e hap,
me dëshirën dhe fantazinë hijnore.
Syri vigjilent gjithësinë e kap,
kur shikojë këto bukuri përrallore.
Po eci me hapat e mi të lehtë,
dhe bëhem pjesë e kësaj bukurie.
Kënaqësinë time e kam gjet,
me një kafe dhe gotë rakije.
Po kërkojë të përqafojë ajrin e qelqtë,
dhe dëgjojë tik takun e zemrës,
Për të par ndriçimin më thërret,
dhe tu përgjigjem sfidave të jetës ….

Vet Autori.

GËRMONi , GËRMONI , SE DO TË GJENI …. DUART TUAJA TË PISTA ….

– Analiza e saktë dhe perfekte e Dr Milaim Nelës, më nxiti që kësaj analize ti jap sharmin e duhur, për ta bërë sa më të kuptueshme dhe të besueshme nga shumë shqiptar, të mashtruar djallëzisht, në këto 32 vite palo demokraci, nga specialistët socialist, mediat e tyre mashtruese majtiste, me qëllimin e vetëm mbajtjen e pushtetit, me çdo kusht dhe çdo çmim.
– Mendojë se, kam të drejtë ta përkufizojë analizën time si më lartë, arsyetuar për të vërtetat siç unë i mendojë kanë ndodhur.
Për sa shkruaj, mendojë se shqetësimi dhe alarmi specialisto – socialist ka ndodhur :
– Sa herë që, ju mbarohet municioni kundër Zt Sali Berisha, e janë të dëshpëruar.
1 – I kthehen si përherë, 97- tës, që e bënë vet, me një dorë të dhënë nga Greqia, që e donte me çdo kusht Vorio – Epirin e vet, ndërsa ju me çdo kusht dhe çdo çmim rri marrjen e pushtetit të humbur në Mars 1992.
2 – I kthehen Gërdecit, që e shpërthyen, se ju duhej që të pengonin, antarësimin në NATO( e që Berisha, ishte i fundit shqiptar në Planet, i interesuar për një ngjarje të tillë )
Kujtoni, protestat e specialistëve soc. komunist, për mos dakortësumin e tyre, për një ngjarje të tillë madhore dhe të shumë dëshëruar nga shqiptarët.
3 – I kthehen 21 Janarit, që vet e planifikuan, inskenuan, organizuan, predikuan ecjen mbi kufoma njerëzish të mashtruar dhe të pa fajshëm, i lyen kokat me bojë të kuqe, i vran protestuesit fat keq, e “vrasësit”i graduan me pushtet.
– Sa e turpshme dhe ç’njerëzore, sa herë shkojnë dhe derdhin lot krokodili për viktimat e tyre dhe vënë ndonjë tufë lule ….
– Tani, ju lutem, si mendoni, se i duhesh Sali Berishës dhe pushtetit të tij, tragjedia e dhimbëshme dhe viktimat e pa fajshme, të rrezikonte dhe të largohej vet nga pushteti ???
Jo dhe jo.
Fare e thjeshtë për ta kuptuar.
…. dhe mos harroni, që ishte Zt Ilir Meta, Ai kundër të cilit, u ngritën për pazarin( e jo të provuar) të 700 mijë Eurove, që ju solli në pushtet, e ju për kontributin e tij, e bët Kryetar Kuvendi, e më von President, deri sa një ditë, u shkeli fortë në kallo, e sulmuat, e denigruat, deri sa e arrestuat mes njerëzve, sikur të ishte bandit dhe kriminel.
Çfarë paradoksesh, që i bëjnë shqiptarët, të mendohen dhe ti vënë mirë pikat mbi ” i “.
Sot, vetëm pak më pak se dy javë nga zgjedhjet, në kushtet kur bandat dhe mafia të lidhura me pushtetin, bëjnë ligjin dhe kontrollojnë çdo qelizë të shtetit dhe pushtetit.
– Kur parat e taksa paguesëve shqiptar, vidhen barbarisht ditën për Diell.
– Kur shpopullimi i Shqipërisë, vazhdon frikshëm, të zbatohet pikë dhe presje pa u ndalur, sipas skenarit dhe dëshirës së mazhorancës mashtruese dhe denigruese.
– Kur Gjykatat dhe institucionet Kushtetuese dhe ligj zbatuese, janë të kapura për fyti, nga NOC RROKU dhe janë vënë verbërishtë në funksion të ruajtjes së pushtetit të tij të pa merituar.
– Kur NOC RROKU, ka shkelur dhe përcudnuar, çdo ligj, normë dhe moral qytetar dhe njerëzor, me qytetarët shqiptar, dhe kur SPAK dhe KQZ heshtin, kur në fakt duhet të vepronin menjëherë fortë dhe pa vonesë, si misionar, shërbëtor dhe ruajtës të interesave të shqiptarve
Në këto situata, ku është katandisur shoqëria shqiptare , nuk ka shërbim më të madh, që i bëhet kësaj mafie, duke thënë :
– Të ik politika e vjetër dhe të vihet barazi në mes Sali Berishës dhe Edi Ramës.
– Absolutisht, asnjë paralelizëm, diametralisht të kundërt dhe që nuk ka asnjë shans ku të krahasohen.
– pra RELATIVIZIM …
– Kjo është poshtërsi …
– Është lëpirje ndaj pushtetit dhe humbje të personalitetit dhe çdo vlere qytetare dhe njerëzore …
– Është ANTI SHQIPTARIZËM ….
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.