7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

Shoqata Atdhetare Dukagjini

Mund të jetë një imazh i 2 persona
Në ZYM të HASIT:
TAKIMET E GJEÇOVIT 2021, në 50-vjetorin e tyre
I tërë Zymi i Hasit, me datën 30 tetor 2021, ishte në një festë po të thuash kombëtare, se ne ketë feste morën pjese nga te gjitha trevat shqipfolëse; po shënohej 50-vjetori i Takimeve të Gjeçovit.
Fillimisht, u vu gurthemeli për monumentin “Nëna e Zymit”.
Merrnin pjesë krijues letrarë, njerëz të kulturës nga Kosova, Shqipëria, diaspora e viset tjera, por edhe përfaqësues të jetës shoqërore e politike. Kështu, këtë manifestim e përshëndeti kryeministri i qeverisë së republikës së Kosovës, Albin Kurti, Gjeneral Dedë Prenga-këshilltar i Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, Vehbi Miftari-këshilltar i kryetares së Republikës së Kosovës e të tjerë. Kurse për këtë jubile të rëndësishëm foli kryesuesi i këtij manifestimi At’ Ndue Kajtazi.
Viteve të fundit, në amfiteatrin e Zymit, përgjatë gjithë skenës, hapet edhe ndonjë ekspozitë me vlera të rëndësishme të traditës sonë. Kësaj radhe kjo ekspozitë ishte e Luan Çoçajt, me eksponate etnogarfike e nga fushat e arkeologjisë, kryesisht punime nga fusha e bujqësisë, por edhe e jetesës së shqiptarëve në kohët e kaluara.
Një përshëndetje, për veprimtarinë e Frrok Kristaj, që e ka organizuar këto takime për 50 vjet rresht, e lexoi Liridona Shehu.
U ndanë edhe çmimet tradicionale të manifestimeve nga fushat e studimeve të traditës dhe të letërsisë, si dhe një varg mirënjohjesh për kontribuuesit zymjanë të këtij manifestimi e për kontributet në lëmenjtë tjerë të kulturës.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë
Mandej, në Orën tradicionale letrare, lexuan poetët: Agim Gjakova, Hysen Grajçevci, Skënder Zogaj, Martin Çuni, Osman Grabovci, Rabije Bytyqi, Prend Buzhala e të tjerë.
Në ketë takim Shoqata Atdhetare “Dukagjini” përfaqësohej nga kryetari i saj, Ndue Sanaj, studiuesi i gjuhës shqipe, përkthyesit dhe presidenti i shtypshkronjës “FIORONTINA”, Maritan Spahija dhe poeti Lulash Brigja.
Në ketë manifestim, në emër të Shoqatës dhe grupit pjesëmarrës përshëndeti Ndue Sanaj dhe në emër të kryesisë së saj, këtij manifestimi, në kuadrin e 50 vjetorit të saj, i dha titullin e nderit “Mirënjohje Martin Camaj”.Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Shoqata e kulturës e artit “Katarina Josipi” e Zymit dha një program me valle popullore.
Në ketë manifestim u takuam me katër-mosketieret e “Ditës së Plisit Bardhë”, aktorin Ismet Kraniqi, shkrimtarin Prend Buzhala, poetin e piktorin Idriz Berisha e poetin e skulptorin Gjon Gjergjan, me të cilët shkëmbyem mendime mbi mundësitë e organizimit e zhvillimit te veprimtarive së bashku në vijim dhe u dhamë mbi 30 gazeta “Dukagjini”, për secilin numër, nga muaj qershor e deri ne muajin tetor 2021, nr. 216 te saj, për të cilat ndjenë krenari, që ne vijojmë të nxjerrim gazetën dhe na falënderuan. Takuam dr. Mark Palnikaj, Gjeneral Dede Prenga e të tjerë miq të Shoqatës.Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe ambiente të jashtme
Shkrimtari Prend Buzhala me dhuroj librin, me titull “NË AKTIN E LEXIMIT”, të cilin e falënderova shumë, në veçanti se, në ketë libër ishte dhe opinioni i tij, mbi librin tim, me titull “Kujtimet e një ushtaraku”.
Poetin Lulash Brigja, grupi organizator të “Ditës së Plisit” e nderuan me titullin “Mirënjohja”!Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Një takim mjaft mbresëlënës!
Mundësoi pjesëmarrjen tone anëtari i Kryesisë, Marjan Ndershtiqani, Meritan Spahija e Lulash Brigja, të cilët i uroj me shprehjen popullore “Paçin e dhënçin!”
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.