12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Shpresa Besa

Ikja e heshtur!….
Shiu lag syrin me lot
Lag dhe floket qe era i than
Deshirat mbetur neper bote
Qe gjithmone ne mendje i kam!
Shiu lag aromen e flokut
Lag dhe qerpikun qe loton
Me shami fshij syrin e njomur
Qe si uj faqes buron!
Pikat e shiut bien mbi flok
Me ngjan si notat e mallit ne heshtje
Kur nga syte pa gjume pikojne lot
Kujtoj diten kur ike, u trete!
Ikja e heshtur ishte zhurme
Qielli murmerinte bashk me zemren
Sa rende, sa mall ndjej sot une
Kur ajo nate ma prishi enderren!
“””””””””””””””””””””””

****Çast!
Gurin e zhvesha ngjyres
cdo shemtire gunge latova
i fala dashuri te zemres
butesishte e perqafova!
Fortesine ia zbuta me fjale
embelsishte i fala buzeqeshje
guri mbetur gure me fortesine
Veshtire te zbutej per dashurine!
“”””””””””””””””””””””””””””

Me sheh!…
Me sheh nga larg
Malluar me sheh
Nen syzet e turbullta
Qe syte kan ves
Te shohin ate qe duan
Gjer ne fundin e pambaruar
Gjer sa iken matane
Nen uren lidhese
Me pret!
Me sheh dashurishte
Dhembshurishte me sheh
Frikes se kohes
Se mos nje dite iken
Motit te lige
Te moshes!
Me sheh kur se pret
Te me shohesh, me sheh
Edhe kur syt verbohen mallit
Ne driten e zymte
Me sheh!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.