PËR TY VAJZË, PËR TY.
Për ty vajzë që qan, kur do e kuptosh që ti vlen??
Që ti vlen me tepër nga sa mendon???
Më lodhe duke të të thënë mos vuaj për të tjeret, mos i mbivlerëso të tjerët, mos e vër veten tënde gjithmonë në vend të fundit, se mbase kur të të vijë rradha të merresh me veten tënde s’do kesh më fuqi as të qeshësh…do jesh e rraskapitur…do jesh e lodhur nga betejat e shumta të mendjes me zemrën…e di, pikërisht atëherë ke dëshirën më të madhe të dorëzohesh, dhe e di pse?…
Sepse nëse për të tjerët mendon 10 fish më tepër nga sa e meritojnë, për veten tënde nuk mendon as 0.1 % nga sa të takon!!!
Po nëse është kështu, atëherë mos kërko respekt nga të tjerët… po vëri gishtin kokës, vizën të tjerëve dhe nënvizo emrin tënd…
Vërë atë në krye të historisë tënde… qesh kur të të qeshet pa frikën se dikush do të t’a ngrijë atë buzëqeshje… kërce kur të kërcehet pa frikën se dikush do të thotë për ty që nuk di të kërcesh…, këndo kur të këndohet pa frikën se do të tallet dikush me zërin tënd… bëj atë që do pa frikën nëse po bën atë që duhet apo jo.
Jeto…Jeto…Jeto….për veten tënde dhe vetëm atëherë do të jesh dikushi për dikë…dhe mos harro:
KURRË MOS I PRIVILEGJ VUAJTJET…KURRË…!
Shpresa Dhima@@
Italia…
ËNDRRAT MË ZGJON
Për ty befas ndjeva mall
Dashuria trokiti, sytë vështruan larg.
Një det i tërë dashurie brenda vetes mbaj
Sytë e mi kërkojnë imazhin tënd.
Në shtratin e hënës u ula në çast
Hëna më vështronte e mekur ,e ngratë.
Syve të mi shihte një oqean të tërë
Fshehur tyre thellë dashuri – mall.
Ç’kërkon e vetmuar natës në terr
Shtratit tim sonte vallë kë pret !?
Yjet njeri -tjetrin vështruan me ankth,
Hëna uli sytë si e zënë në faj..
Dashuria trokiste në zemër tak- tak
E dija që vinte ,jo , nuk do më braktiste.
Dashuria është porta ku çel jeta
Dashuria është dielli dhe hëna.
Det i kaltërsive ku valëzon vala,
Ngrihet përmbi dallgë, shtatë kate lartë.
Hëna u largua ,yjet ndoqën vargë,
Dielli i mëngjesit , zbuluar më gjeti.
Nga ëndrra u zgjova, fytyra ndriti
Ç’kishte më të bukur , . kuptova vërtetë…
Kur dashuria flet me gjuhën e vet :
E të falë ëmbëlsinë e çastit…!!.
Shpresa Dhima@@.
30/7 /2021.