8.5 C
Tiranë
E mërkurë, 11 Mars 2026

Shpresa Dhima

FOLEZË E VJETËR ME MALL MË PRET
Vetmia sonte më pushtoi
Dhe shpirtin thellë
Një brengë e zhuriti
Mes stuhive dhe rrebesheve
Gëzimin e jetës unë kërkoj
Dhe ja…
Nostalgjia më sjell pranë
Timen fëmini..
Timen rini..
Në atë folezë të vjetër,
Që kundërmon aq aromë
E foleza ku unë u rrita
E vogël, e vogël ishte
Një kopësht të vogël,
Vërtet ajo e kishte
Por ishte aty vetë mrekullia
Portokall e limona…
E shumë trëndafila
Ku shpirti dehej, si me magji
E mes këtij gjelbërimi
Në paqe jetoja
Parajsa për mua ishte,
Këtu në këtë folezë.
Tani që jam larg
Është kjo magji
Që malli më merr,
Të kthehem tek kjo folezë
Ku në derë të saj..
Vëllai del e më pret,
Eja motër, ty të presim
Bashkë me pranverën, të na vish
Eja motër bashkë me djalin
Në këtë tënden folezë,
Që brenda na nxë të gjithë,
Eja motër me mall…
Kjo folezë e vogël të pret,
Se kjo folezë e vogël..
Na rriti ne të gjithë!!.
shpresa dhima@@
poezi marrë. nga libri
“Rrënjët e Shpirtit”.!!.
“”””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: text that says 'GRUPO POESÍA VIRTUAL DE LAS LETRAS CASA POÉTICA MAGIA Y PLUMAS Otorga el presente reconocimiento literario Diplomay Condecoración al Mérito Universal a SHPRESA DHIMA Por lo cual se le concede este importante reconocimiento por la calidad y la exquisitez de sus letras, su pluma hace que brille en el universo, su constancia y compromiso en el grupo, disfrutar de sus versos, la sinfonía y melodía, en lo cual haces merito al recibir este galardón. Entregado a los días de enero 2021 Cristian Camilo Serna Villada Director General ORDEA República de Colombia Enero 2021'
QYTETIT TIM
Qytetit tim…
Muzgu bije ngadalë
Kurora e shenjtit Tomorrë, duket në re
Fushat vishen ,brymës së bardhë
I mjalti qyteti imë Myzeqe
Këtu njerzit lindin ,fisnik, puntorë, e bujar
Sofra shtruar dhe portat çelur ngaherë
Dashuri njerëzore buron gojës çdo fjalë
Këtu pranvera kurrë nuk shter
I ndezi dritat qyteti imë
Lampadarët ndriçojnë …
Shtëpive të bardha fisnike
Ashtu si dikur kur priteshin delegatët
Kongresmenët e Kombit në shtëpinë Mitike
Qyteti imë i bukur ,i pastër ,plot jetë
Djersa e ballit xhevahir sofrës tënde
Me djemtë e vajzat si nure…
Qyteti imë gjelbërimit çdo stinë
Lartë mbi kodra të prehen dëshmorët
Ti sot ke vesh ngjyrën e kuqe
Kudo valëviten flamujt
Pret sot nga të katër anët
Tek ti të vijë Shqipëria
Si dikur kaluan ata burra
Aty u hodhën hapat e parë
Aty u vendos fati , Shqipëris Mëmë!
Ti mban mbi supe lavdinë
Ti mbi gjithçka ke vatrën, lirinë, Shqipërin.
shpresa dhima@@,
21/ 1/ 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.