PRITJE
Vetëm gjurmët e etjes në shpirt na kan mbet
shpresat e lëvjerrs të mbetura shkret
Pluhuri i kohës gjurmet ka mbuluar
Por dëshira pritjes kurrë nuk u shua
Pritja po thahet si rrushi në degë
I ka ikur vreshtari qė duhet vjelë
Dhe stina e pritjes harrimit ka harbuar
Në mos acaret e dimrit presin harrimet per ti mbuluar
Por shpresa e fundit vdes
Zhgenjimit duhet ti mbyllen portat
Mes kujtimeve diku prehen endrrat, per bes
E me to ndërtoi kalanë e pritjes, dhe pres…!
Shpresa Gashi Zurnaci
MIKU IM..
Hiq merak mos ke mor mik
Vargu im eshte pa qeder
Ndaj mos ki ndjenje frike
Vargu im eshte gjithe sheqer!
Kur te jesh ndopak merzitur
Hap lexo vargjet e mija
Dhe ne qofsh duke pritur
Ne vargje te mia eshte simfonia!
Thurri vargje por keng s’ kendoj
Melodine e kam ne zemer
Te kendoj zeri s’me shkon
Miku im ju pergezoj
Shpresa Gashi Zurnaci
SHKEMBYEM MENDİME
Ne fillim te vjeshtes se ketij viti
Nje poet te thjeshte takova per bese
Shkembyem mendime dhe fjala na ndriti
Nje ere miqesie u flladiti mes nesh!
E mbaj mend si sonte ate mbremje
Ai yjet I ndezi qiellit tim
Syte e mi i sodiste me endje
Ne syte e tij une shihja vegim!
Neteve te pagjumta vetem meditoja
Sa force paten ato fjale magjike
Ne shpirtin tim tani do t’i mbroja
Si relike te arta te kohes mitike!
Shpresa Gashi Zurnaci
SONTE U PËRMALLOVA NËNË..
Sonte deshta te vij te ti nënë
me yllin e parë që shkëlqen mbi qiell
se larg këtu malli më ka zënë
Ka mote që më djeg malli e smë nxenë as diell
Përtej largësive përtej gjirit tënd
jeta zbehet e merrë tjetër kuptim
Më mbanë një shpresë dhe një dashuri
e me to e ushqej dhe këtë mallin tim
Me dorën tënde shpesh e freskoj këtë mall
e mbi balle vendos kujtimet për ty
edhe këtu ku jamë larg sa larg
Jetoj me hallin tënd qe digjen ne sy
te mi
Ti aty në qytetin e ëndrrave të mia
e unë larg përtej eges
i numroj yjet qe ti sjellin përqafimet e mia
me dashurinë për ty nene
E ndajë qdo çast
Të sjell të fala e plot dashuri
Në këtë natë të mbushur plot yje
Dhe një ditë në perqafimin tënd do të vij
Ngrykas te qmallemi të dyja
Shpresa Gashi Zurnaci