DHIMBJE SHPIRTI
Bredh rrugeve te Izmirit
Si nje mjellme e plagosur
E ndrydh lotin dhe vetmine
O sa shume jam e lodhur
Largesia e malli me mbajne peng
Ndaj erdha sot baba
Ne kete vend ku shkrihet dhimbja ime
Ne kete heshtje varresh
Te t’i çmall kujtimet dhe ti shprehi fjalet
Me mungon zeri qe te me çmalle sot
Ku mbete ku shkove babai im
O drite o rreze e qiellit tim
Ti tani je mbyllur ne heshtjen tende
E une ne dhimbjen time
Si ta pjesetojme mallin
Si ti hek keto dhimbje
Keto lule me dridhen ne duar
mbi mermerin e akullt tek i leshoj
T’i solla sot te ndjesh aromen e tyre
Dhe te shohesh bijen tende baba
Baba dua te çmallem me ty
Ta çmalle kujtimin dhe kete largesi ne mes
Ti atje ne dhomen e perjetshme
E une hapesirave te perkohshme
Lotet me pikojne pale pale
Tek kthehem pa ty
Me kujtimet qe me mbushen dhimbje
Udheve te qytetit te lashte te Prizrenit
Sa vite pa ty
Shpresa Gashi Zurnaci
Urime dita nderkombetare e poezise
Urime ju qe shkruani
Urime ju qe lexoni
Nga fjala e ndertova vargun
Me mall e ngacmova muzën e mendimit
E me rrjedhjen e tyre rendita fjalë
Qe te ma ruaj brenda librit kujtimin