
HEROIT TE POPULLIT HAKI MORINA
Nëpër shekullin e burrërisë sate
Nënë-lokja mbylli sytë mbi letrën e lagur
Përtej lotit të lirisë
Që pikonte duarve krenare
Mallëkoi robërinë që ta vodhi ëndrrën e fundit
Kufijve të thyer,gjethnajave të pranverave
Zbraze fuqinë mbi armikun gjakpirës
Asnjëherë nuk i’u shmange kafshimit helmues
As zjarrit që ndezej me hukama skllavërie
Prushin e përmbysur shkele me fuqinë e trimit
Fanar i ushtrisë dritësove
Stinët e çlirimit
Qiellit të atdheut valvite flamur
Zërin e kryengritjeve e hapërove nga larg
Shiu i kuq ta mbylli çdo plagë
Në trazim epokash historisë i fale gjak.
Tetor i bekuar që ma barte dhimbjen
M’i shuaj zjarrmitë nga shpirti
Mbi fjalët e nënës dielli le të vezullon
Për bijtë që rriti mbi flamur
Martirët e saj Kosova nuk i harron kurrë!
– SHQIPE HASANI –