31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

 Shqiponja dhe njeriu

Nga Stiljan DEDJA

Një shqiponje fluturoi lart,lart mbi malet me dëborë,

Atje lart ku nuk sheh njerinë, ariun, as cjapin me këmborë

Ajo fluturoi si shigjetë rrëzë një shkëmbi të thepisur

Por la vetem fëmijët në fole, që po luanin të hazdisur.

 

Shqiponja mëmë kur u kthye nuk gjeti asnjë fëmi.

Qau qau dhe mendja iu turbullua

:-Kush të ma ketë bërë këtë hata mua ?

Gjatë nuk vonoi dhe si shigjete poshtë u lëshua.

 

Shqiponja mendoi:” Kush guxon të luaj me mua ?

Jam mbretëresh, çdo ditë ha dhe gllabëroj atë që dua.

Kush krahasohet dhe është më vrasës se mua ?

Me sqep dhe kthetra gjakun do t’ja lëshoj si përrua.”

 

Mendja i shkoi për njeriun tinzar dhe gjakatar.

Atje poshtë te stani pa një bari dhe e akuzoi si shkaktar.

U lëshua mbi të shkretin dhe shpejt e gjakosi,

Por njeriu i ra me hanxhar dhe shqiponjën plagosi.

:-Të vetmin armik kishte njeriun, atë shpirtëziun.

Ajo nuk mendonte se mbas shpinës së saj

Të kishte ndonjë  armik të ri,që nuk quhet njeri

Por që po përdor pafund djallëzi!!

 

:-Po kush moj shqiponjë, krahasohet me njerinë

Atë,  mbretin e babëzisë, egërsisë, tradhëtisë,

Princin e dinakërisë, lakmisë, ligësisë

Vrasësin  dhe gjakpirësin e gjithësisë ?

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.