9.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Janar 2025

Skender Lazaj

 

GJASHTE SHEKUJ PA U PARE..L'immagine può contenere: 2 persone, tra cui Skender Lazaj, spazio al chiuso

Ti m’ erdhe sot, pas gjashtë muajësh
ashtu e malluar, si përher, nënoke
Kushedi sa ka rendur në k’to vende të huajësh
gjersa më gjete , s’të mbante dheu i asaj toke!

Hadit, do t’i kesh mar leje për një natë
se varri i zi, s’ta nxinte dot mallin
S’mund të prisje më, u bë kohë e gjatë
gjashtë muaj pa u parë me djalin .

Dhe unë t’u derdha në krahë i malluar
oh nënoke, gjashtë shekuj që s’je
– o bir – më the – kjo është e shkuar
si për të gjithë vdek’tarët mbi dhè –

Zgjohem vërtik, të t’përqafoj më fort
por rreth e rrotull veç errësira mbretëronte
Jastëku ishte gjemisur si një gjolë me lot
s’di të kujt ishin, lotët e mi a të tutë, nënoke .

Skender Lazaj 13 Shkurt 2020

UNE U KTHEVA KU KAM RRENJET

Unë u ktheva ku kam rrënjët
të këndoj dhe për ju këngët
Këngë malli këngë shpirti
për vendi-në që na rriti!
Refreni
Ja kështu si sot ju dua
të këndoni ju me mua .

Ikni siç ikën një ëndërr
vendlindjen merni në zemër
Këngë-të me mallë shumë
i këndoni edhe në gjumë.
Refreni
Ja kështu si sot ju dua
të këndoni ju me mua .

Krahë hapur pret vatani
të këndojmë këngë tabani
Këngët që këndoj i pari
që nga djepi gjer te varri
Refreni
Ja kështu si sot ju dua
të këndoni ju me mua .

Mirë se erdhët o vëllezër
se s’i dihej gjer nesër
Pa këngë s’mund të duroja
pritja o të lumtë goja
Refreni
Ja kështu si sot ju dua
të këndoni ju me mua .

Ky tekst është krijuar enkas per nje person te veçante me te cilin jemi rritur senashku dhe qe këngën labe e qan fare, Ai është Luan Malko

Skender Lazaj Trebeshina

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.