11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Skender Lazaj

PERVJETORI I PARE NENE
Imazhi mund të përmbajë: një ose më shumë njerëz, njerëz që qëndrojnë, lule, bimë, pemë, jashtë dhe natyrë
Si mund t’më mbanin të mbërthyer
Dekretet me hallka zinxhirësh, sot
Ju, për të parë nëse isha kthyer
Do të hiqnit dhe mermerin e ftohtë.
Jo! S’mund t’më mbante as dhe vdekja
të paktën sot, t’mos vija një lule mbi varr
Peng do t’më mbetej sa të ish jeta
Dhe deri sa prej saj t’isha ndarë
Si kjo ditë e sotme, e pikëlluar
Kanë qenë tërë ditët e mia
Ikja juaj n’zemër më ka pikuar
Dhe plagët i thellohen nga dhimbja
Largësia për ju ishte e paduruar
Ndaj njëri – tjetrit, herët i shkuat pranë
Për të qenë përjetësisht të përqafuar
Në t’pafundmen, jetën e mbramë.
Kokën mbështes mbi mermerin e ftohtë
T’iu dëgjoj sapak zërin, ti ndiejë të gjallë
Një fjalëz të vetme Nëna t’më thotë
Dhe nje buzëqeshje nga Ati, ah sa mall !
Kelcyre 13 Gusht 2020
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.