13.5 C
Tiranë
E dielë, 17 Maj 2026

Skender Lazaj

DIALOG HYJNOR
Dhe në dritën e qiririt, vjershëronte zoti vetë,
Thellë syve të Naimit, zoti shihte një profet.
Unë i ngelur krejt pamëndje, me sytë te perëndia
Kur zoti e pyet Naimin: – A do bëhet Shqipëria?!
I ra nur prej perëndie, dy diej çelën njëhershi:
– Ti je zoti, ti e di. – tha Naimi edhe qeshi.
– Shqiptarët, zoti im, kanë dy rrugë e s’kanë tjetër;
O do bëjnë Shqipërinë, o do ta bëjnë patjetër!
– Ke të drejtë Naim profeti, o faqebardhi si borë,
Tani është bash momenti, fatin ta marrin në dorë.
Pa ta bëjnë Shqipërinë, zonjë të rëndë si pate thënë,
Atje të rrisin fëmijnë, t’mos shkojnë në tjetër vënd!
Kaq tha zoti, dhe u ngrit, vjershërim i buron goja,
– Imzot, – tha profeti – prit, nëm një çast hua të rroja,
Të sodisja Shqipërinë, si kundër e ëndërroja;
Me sy qiellit foli prerë: Mos më prisni, tani s’vij!
U tregua zemërgjerë, tha tek la fronin e tij:
– Fatin botës ke në duar, derdhe në defter me ar!
Profeti prapë skaliti;
“Shqipëri që më jep nder, më jep emrin shqipëtar!”
Me rastin e muajit të lindjes së Profetit tonë i cili dialogon me Zotin, por nuk mundi të përzgjidhej nga ‘akademikët’ si një ndër tridhjetë poezitë konkuruese!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.