13.9 C
Tiranë
E enjte, 15 Maj 2025

Sofia Gjinika

DHJETOR

Τë kanë nxjerrë jashtë, rri në prag të derës
Me një thes në krah, mëshirë ke nga njerëz
Të ka veshur viti, gjithë peshën e rëndomtë
Nga lindja e perdimi, dielli kurrë s’të ngroh.
Zvarritessh nëpër lista, hiqesh madhështor
Në fletë nëpër libra, borxhet firmos dhjetor
Mendimet kemi të kundërta , se je i tëri gri
Jetën e kalojmë ëndrra i njëjti vjen përsëri.
Numëruar i ke ditët dhe dorzohu ti pa kusht
Thesit mbylli grykën, mos ja lë dimrit plakush
S’dua ta di ku shkon dhe as se çfarë ke veshur
Por di që diellin copton e ma bën të vërejtur.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

PROJEKTET TONA.
Dimër, dita ditën shtyu,vjeshtës i la shëndet
Moti na kujton mundin, përulet me respekt
Vitet kalojnë e presin, të vdesin modest
Kalon sakrifica time, dhe mbetet projekt.
Na iku dhe ky muaji, që unë ushqeja shpresën
Mbeti s’i në ëndrrat e vjeshtës, gënjeshtër,
Kalojnë dhe dëshirat e lënë pas të vjetrën
Humbasin s’i humbasim ne, të vijnë të tjerët .
Na shtuan bukurinë, disa festa të gëzuara
Por ato nuk mbajtën shumë, ikën, vrapojnë
Ah, disi të shpëtonin, mos t’i merrte koha
Do thoshim dhe zoti, diçka për ne mendoj.
Kot fare ëndërroj,shpesh më gënjejnë vitet
Më vijnë s’i shegë e kuqe, fundi del ndryshe
Sa e sa herë jam djegur edhe prapë nuk piqem
Vallë, projektet tona, kush vë në lëvizje?

MUAJ TË MBARË PËR JU MIQËSIA IME.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””

KËNGËT E TUA.
Thuaj, κu vajti dashuria jote?
Këngët e tua që lavdëronim
Kur buzagaz rrinim në qoshe
Mes flakës së tyre jetonim.
Tani flaka u shndërrua në hi
Të ftohta, akull dhe zemrat
Thua, mos të ishte dashuri?
Atëherë kur s’ fliteshin emrat .
Ti ishe që zotëroje pasionet
Nuk kam xhelozi për askënd
Mjafton të shkelen butonet
Neveritur mos e bëni,se dhëmb.

Tani as fjalët, s’ flasin më për të

Lëndon teksti,muzika e këngës

Për të harruar mundon pyetja pa zë

Ku vajti dashuria dhe zjarri i zemrës?

“””””””””””””””””””””””””””””””””””

FLUTURO SHQIPONJA JONË.
***************************
Fluturojë shqiponja drejt qiellit të hapur,
Një kënd flamuri në sqep, tjetrin në gjoks.
Oh, kur e pa drita, mjergullës i tha hapu-hapu,
Fluturuan bashkë me të, të panumërt zogjtë.
Ajo çan, mba me dhëmb stemën e saj,
Drita jote e kuqe gjak, që verbon globin,
Dy flutura krah metal vërvit skaj më skaj,
Dhe superior më metalik, s’ta pret dot hovin.(shpejtësinë)
Turma e shqipes rrugëve në këtë ditë përkujtimore,
Aq, sa mbetesh hutuar për këtë “çmënduri”
Para flamurit që ngrihet ç’do shqiptar gjunjëzohet,
Simbol i lirisë, diell që ndrin, flamuri kuq e zi,

Fluturo shqiponja jonë, drejt qiellit çaj mjegullën,

Pëlhurë e shkruar me gjak zemre shqiptari,

Maleve, deteve, yjeve, fluturo si nënë e dhimbsur

Me krenarinë që ndjejmë në gjoks, himn me gërma zjarri.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, flokë të gjatë, frutë, Place de la Bastille dhe teksti

FLAMURIT
Supozoni se ne, kemi arritur atje
Me shkëlqimin perandorak të triumfit
Supozoni se pyjet kanë ardhur tek ne
Bashkë për të festuar festën e flamurit.
Supozoni se jemi aty në dritën e qiellit
Në diellin e mëngjesit gati për të depërtuar
Zogjtë maj pemëve, zërin tonë përcjellin
Dërgimi i porosisë, parajsë për të festuar.
Supozoni se klima festive u zgjerua
Flamurët e shqipes në erë të valëviten
Heronjtë shpëtimtar vaditën me gjak këtë truall
Në jug e perëndim, për lirinë të flitet.

Supozoni se jemi aty, sapo kemi ardhë

Nga mijëra rrugë, kufijtë tona të heshjes

Ti themi botës, se ne jemi Shqiptar

Flamurin do ta mbrojmë në jetë të jetëve.

SOFIA GJINIKA

SHQIPËRI

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.