3.5 C
Tiranë
E martë, 11 Shkurt 2025

Sofia Gjinika

 

KAFJA E MËNGJESIT.
**********************

Pi kafen e mëngjesit, çdo gjë duket ndryshe,
Drita duket se ndryçon më shumë në dhomë,
Aroma e kafes ndihmon në hapjen qerpikëve,
A lulet që kanë mbushur plot këtë ballkon,

Tek unë vring, se si më shkon tek ti mendimi.
Brënda gjoksit luajnë ca flutura të çmëndura,
Ah, që s, jemi afër këtë kafe bashk ta pinim .
Si dy gardelina maj peme, qënkan aq të bukura.

Rrufis kafen e mëngjesit, nis nga përshëndetjet,
Uuuu, qumështi që zien u përhap në guzhinë,
S’di nga fryu një erë, vetëtimthi tundi perdet,
Hap porta dritare dhe prap unë, me nostalgjinë.

Varja thash, vazhdoj me kafe thith një cigare,
Një qen në lagje që leh, më tërhoqi mendimin,
Mbushem tre herë me frymë rregulloj frymarjen,
Luleçelurat në ballkon s’më ndalin frymëzimin.L'immagine può contenere: pianta, albero, fiore, erba, spazio all'aperto e natura

E PAPRITURA E GJYSHES. (95)
**************************
Eh, kishte shumë mall gjyshja,
Të takonte nipër edhe mbesat,
Përmbrënda e ngrinte heshtja,
Kish filluar dhe nga ankesat.

Lutje çdo ditë, kryqozej në zot,
I donte shumë, sa sytë e ballit,
Telefon s’mundej të marr dot,
I rriti vetë, për ta, i digjej xhani.

Kur ishte e re i këndonte këngët,
Vente e vinte gjithmonë vizita,
Në rritje se mbajnë më këmbët
Vdes e gjallet, nga mall e pritja.

Kishte plot nipër për mashallah,
Erdhën, ju mbush plotë shtëpia,
U kishin rritur të gjithë, u goxha,.
S’ngopej mall, emocionet çudia.

Zun vendet, gjyshen vun në mes,
Shumë e kënaqur plaka e gjorë,
Buzëqesh, një për një filloi t’i pyes,
Të gjithë me një celular në dorë.

Këngë djepi t’i këndonte prapë ,
Ndofta rritur viteve të emigrimit,
Mallin gjoksit i ngrente dallgë ,
Flutura stomakut venin vinin.

Cërrr njërit, ding ding tjetrit,
Koka poshtë dhe goja si flet,
Priste gjyshja që të qeshnin,
Sfida të papritura në jetë.

Nga ballkoni i foli gjitonia,
Nipër e mbesa plotë një kope,
I pash rrugës tek po kaloja,
E nxorre mallin dhe i pe?

Shyqyr tha i pash i pashë,
Syri i pa, por goja nuk foli,
Erdhën ikën, fjalë s’thashë,
Nuk i linte telefoni.

MIRË SE VJEN O MARS I LULEVE!Nessuna descrizione della foto disponibile.

Një muaj i ri troket në shtëpi, në pyje e fytyra,
Me buzëqeshjen e çiltër vjen o mars i mbarë!
Anës rrugës do çelin lule ngjyra ngjyra,
Më në fund Shkurti i shkurtër të keqen na ka marrë.

Iku, iku Shkurti me borë e ngrica që sjell moti,
Ngjallet natyra hyn pranvera si të jetë parajsë,
Dielli na hedh rrezet e ngrohta si prozhektori
Kordhele të pleksim t’ia vëmë fëmijëve për mars.

Mëngjes marsi që me cicërima mbush telat,
Eja o stinë e pranverës që na ngjall e na përtërin.
Do mbushen oborret do të pjekim mishin tastjerat.
Vargje të shkruajmë për sythet që do çelin filizë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.