8.5 C
Tiranë
E martë, 5 Nëntor 2024

Sylejman Qyqalla

 

PO ZBRAZET ATDHEU
Po zbrazet toka ime,po zbrazet;
ah,sa i keq,Atdhe,të ra hise padroni!
Nga kolltuku,helm qeshet e gajaset…
flasin,qajnë e bërtasin…tullat e betoni!

Po zbrazet toka ime…Kosovë e Shqipëri;
njeriu ka frikë nga agimi,ka dhe nga nata!
Të të mos mbeten palca e skeleti,atdhe ty
padroni- nga “gazda”-do mbushet dekorata!

Po zbrazet Atdheu im-i ujitur me lotë e gjak
e ne heshtim si mumje…sikur në ëndërr jemi!
Vallë,a ka kush zgjohet e kohës t’i marrë hak;
apo ne vetë-me gjithë nënën-pa kokë vemi?

“””””””””””””””””””

VERBËRIA POLITIKE e ithtarëve partiakë kosovarë:
-Akullorja ashtë e shijshme!
-Kur hangre?
-Jo,unë,jo,por më tha nji shok i shokut të shokut të
vëllaut tem.
Ithtarë me inate dhe për liderë reaksionarë.

“”””””””””””””””””””””””

POEZINË TIME
Kurrë s’kam dashur poezia ime të heshtë
Qoftë dhe tërë botën mbi kurriz t’ia ngarkoj.
As veten s’e dua të urtë,servil,një plesht
Nëse veç një shpirt njeriu i plagosur të rënkojë.

Kurrë s’e kam dashur poezinë qaramane
Si kukuvajkë të kukasë në lisa,degë më degë.
Më mirë të ma quajë e tërë bota:”Shejtane!”
Me gjithë mua në turrë drurësh të më djegë!

Kurrë s’e desha poezinë të ftohtë,si borë
(Ta dish,për dashuri,çaj dhe qiellin unë!)
Di të ndizem vullkan bashkë me luleborë…
Pulën e pjekur dhe gruan-s’i ha me pirun!

Kurrë s’e kam dashur poezinë “kavaliere”
Të jetë “e mirë” me NE “e mirë” me ATA.
Asnjë shkronjë imja,mos paftë sy pranvere
Po qe se s’i jap jetë e formë-çdo fjale që e tha!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.