8.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

Taena Mata

NEN LEKUREN TIME

(UNDER MY SKIN)

Sa shume te paskam dashur, i dashur!
Dhe per nje kohe te gjate…te gjate,
Pergjate lumenjve te rrembyeshem, e detit te qete,
Diteve me diell e ne netet pa jete.
Ndryshe nuk mund te ndodhte,
Kur ti ke pushtuar çdo qelize timen,
Kur ti natyrshem rrjedh ne gjakun tim,
Kur ti je muze e embel e ketij shpirti,
Kur ty, e vetem ty, te kam under my skin…!

TAENA

25.01.21

“””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze dhe Zmadho

THERRAS…
I afrohem pasqyres, e jo rralle, e shoh veteveten me syte e tu,
E nuk shikoj asnje difekt ne fytyren time,
Çudi, se ç’me hypen nje nur ne te, e dukem aq e bukur,
Ndoshta nga qe me shikon ti me syte e mi…
Pastaj therras me zerin e mendjes papushuar emrin tend,
E therras agimeve, muzgjeve, perendimeve, diteve e neteve,
E therras perdite, gjithmon’,
Pa çka se ti nuk me degjon.
E si te me degjosh, eshte vetem zeri i mendjes sime,
E nuk e degjoj dot as une…

TAENA

24.01.21

“”””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke buzëqeshur, syze, vija dhe Zmadho

FJALET
Fjalet jane diçka magjike,
ndertuar nga te artat shkronja,
i perdorim ato per te krijuar,
siç nektarin perdor blete zonja.
Po kjo nuk nenkupton, domosdoshmerisht te ngresh ndertesa.
Kjo do te thote qe nganjehere perdorim fjale,
per te hequr diçka nga vetja.
Thelle tek perqendrohemi, kur me fjalet krijojme,
i gjejme ato tek shpirti, e ne zemer i çojme…
aty pasi u veshim flaken e shpirtit e oksigjenin e jetes,
drejte mendjes tone i nisim te marshojne, drejte te vertetes.
Fjalet, mbushin trenin e mendimit dhe ideve tona,
e vershojne me pas nga mendte, ne lapsat tane, mbi leter…
Pastaj ato ne syte tane pasqyrohen gershetuar,
E kthehen serish ne mendje,
perseri e perseri…sofistikuar.
Ky eshte nje lloj qarkullim gjaku i ndjere,
Nje ndjesi shpimi gjilperash.
Nje emocion renqethes, i bekuar, i vlere,
Nje emocion… qe sa me bukur percillet, aq me te zjarrta, prej te perzhiturave zemrash, fjalet kane buruar…

TAENA

22.01.21

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.