Libri im i parë “Vargjet e jetës” sot doli nga shtypi.
Siç kam premtuar, libri do të shpërndahet falas. Për të lehtësuar shpërndarjen, 50 kopjet e para mund t’i gjeni tek kioski i librit te Florim Beqiri, në sheshin Zahir Pajaziti. Ju lutem vetëm një kopje për familje!
Falenderoj familjen dhe ju miq për inkurajim. Libri u kushtohet të rënëve për lirinë e Kosovës! Vargjet janë shkruar gjatë pandemisë Covid-19.
Falenderoj z.Adem Gashi për redaktimin vullnetar të librit!
Falenderoj z.Demush R. Avdimetaj për ilustrimet e bëra enkas për vargjet, me inicimin e tij dhe plotësisht vullnetarisht!