14.5 C
Tiranë
E shtunë, 8 Shkurt 2025

Teuta Osmani

 

Shpirtin

Dua të vë shpirtin tim para fjalëve
që bluaj në mendje e në gjuhë
sa them; -“se di nëse më kuptoni”
ato për mua do jenë si dritë.

Si dritë e një shpirti që s’shuhet
sa herë do të ndjej atë që unë vuaj,
sa herë më merr malli e të them me ndjenjë
diçka për ty,
për ty një jetë këtu e atje!

S’e di nëse ka vdekje shpirti
s’e di nëse ka vdekje dhe trupi,
s’e di nëse ka vdekje fjala
s’e di jo,
e s’do e besoj se ka njeri pa ndjenja!

Çdo gurë e shkëmb do zbusja
me timet ndjenja të dala me shpirt,
sa dhe ditët le të jenë të shkruara…
Unë, yje mbi qiell do i qëndis!

Me fjalë ritmi të dala nga zemra
që rrallë kush i ndjen e i përgjon
se nga ty me fletë do kthehesha
si një pulëbardhë apo si zog!

Ndaj kurrë mos dysho se ditët ikin
as netët e Perëndive kurrë,
ato mbeten dhe jetohen me dritën e syve
sa të jem gjallë me shpirt, atje e këtu për Ty!

Teuta Osmani
27/1/2016 USA

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.