18.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

Ti bota ime vazhdo me shndrit , shndrit ,shndrit….

Nga:Teuta Sadiku

.

Kënga “Zjerm “do të mbahet mend dhe vlerësohet për përdorimin e saj të fuqishëm të figurave stilistike, simbolikës dhe gjuhës së përzemërt për të përcjellë mesazhe të thella shpresëdhënëse. Ajo reflekton një dëshirë për liri, paqe dhe mirëqenie shoqërore, duke bërë një thirrje për ndërgjegjësim dhe ndryshim. Nëpërmjet imazheve të fuqishme dhe thirrjeve emocionale, kënga ngjall një ndjenjë të përbashkët të unitetit,të ndryshimit dhe të besimit në një të ardhme më të mirë.Mund të jetë një imazh i 2 persona
Kënga “Zjerm “, është një dëshmi e fuqisë së artit, tekstit letrar dhe muzikës për të ngjallur shpresë dhe për të frymëzuar njerëzimin, duke u bërë një zë i mbështetjes, ndihmës dhe i shpresës në kohë të vështira.
Κëto janë vargjet e këngës kënduar nga Beatriçe Gjergji
– Por nuk mund të mos analizojmë vargjet e recituara ,shqiptuara nga stoiku ,këngëtari ,[lahutari ]mjeshtri i mureve ,urave ,i kullave të lashta që ngrihen nga efet skenike ,dëshmitare të qëndresës së popullit ndër shekuj ,Kolë Laca
– Simbol kulti është numri shtatë, në traditën tonë popullore është thënia me e shtri shtatë pash në dhe.Numri shtatë plot mistere e kuptime që nga lashtësia e deri në ditët e sotme,shtatë mrekullitë e botës, shtatë ditët e javës, shtatë rrathët e universit,shtatë mëkatet dhe shtatë notat muzikore,në artitin shkrimor shtatë xhuxhët, shtatë kecat,në Bibël numri shtatë shfaqet në kapitullin e zanafillës.Zotit iu deshën 6 ditë për të krijuar botën dhe një ditë për argëtimi, për të pushuar.
Zjerm bjer ti mbi vallet tona tribale [ fisnore]
që ushtojn si orteku mbi malet tona [ vallet kan brenda dashuri dhe dhimbje , luftë e rezistencë, dëshira për të mbijetuar duke fluturuar si shqipet e malit, .]
– njerëzit pa emën e njerëzit e dlirtë
njësoj këputen e bijnë
si shtatë thika që t`ngulen n`shpirt .
– kur ecim n`jerm,
jo vetëm ne ,por gjithë bota po ecim pa ditur se ku,në një përçartje ,ku shkelim me këmbë yjet.Ky është zëri dhe mençuaria,urtësia e popullit .

Dialogu mes dy këngëtarëve tregon forcën e madhe shpirtërore, dëshirën e madhe për dritë .Kjo përformancë nga Shkodra Elektronike ,është një thesar ideo artistik ,një gërshetim i folklorit me modernen,ku spikat vëmendja ndaj dukurive dhe ngjarjeve historike e politike ku po kalon sot bota,gërshetimi i motivit të dashurisë për jetën,motivi i transformimit, ndryshimit shpirtëror mes dritës që buron nga shpirti, ftojnë njerëzimin në një përpjekje të përbashkët për qëllime të larta njerëzore mes NDJENJËS SË HUMANIZMIT .
– këtu fle deti, rana e hana ,[bota ka rënë në një gjumë]
`-njerzit këputen e bijnë si shtat thika që t`ngulen në shpirt
-Jemi të etur për flakë e dritë /, bën thirrje urtësia popullore, /përvoja jetësore bën thirrje ta kërkojmë , ta gjejmë këtë flakë e dritë brenda shpirtit ,në këtë terr që nuk pranon DRITË.
Struktura poetike – stilistike ka skemën e formula të përpunuara nga një përvojë arrtistike tradicionale, por tingujt muzikore, ,dritat e skenës,vokaliteti i këngëtares shoqërimi i tekstit me refrenin ritmik shndrit,shndrit,shndrit,i japin një forcë moderniteti përgjithësues .Kjo këngë sa lirike aq edhe epike,me pasurinë e elementeve kulturor që sjell paraqet një interes të veçantë në artin shqiptar ,atë ballkanik,europian dhe botëror .Aty është bota psikologjike e popullit shqiptar,,vetitë e larta humanitare, dëshira për jetën më të mirë,duke shprehur artistikisht , mendësinë, shpirtin e kulturën tonë kombëtare.
Ashtu si baladat e hershme, që jetojnë ende tek arbëreshët e Italisë,kjo këngë vjen si një trashëgimni e çmuar ,ku tregohet uniteti i mendimit të popullit, uniteti i kulturës sonë kombëtare që nga e kaluara deri në ditët e sotme.Gjatë këtij shtegtimi në kohë e hapësirë,kultura kombëtare vjen në EUROVISION 2025 ,me elemente të reja moderne, me përmbajtje ideore dhe artistike në një rrafsh realist, që lidhen me çaste të rëndësishme historike të shekullit të XXI, Kjo këngë paraqet interes të veçantë për origjinalitetin ,për veçoritë gjuhësore në dialektin geg.Shtjellimi i tematikës në rrafshin universal,karakteri recitativ dhe elemente të lashtësisë,të gjitha së bashku bëjnë lidhjen harmonike të së resë me traditën.Risi e kësaj përformance është zgjimi i vetëdijes,në dobi të njerëzimit ,përmes optimizmit

Ky minut do të vazhdojë …

ti bota ime
vazhdo me shndrit , shndrit ,shndrit….

Teuta Sadiku

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.