28.5 C
Tiranë
E premte, 13 Qershor 2025

TRYEZÈ E RRUMBULLAKTÈ E ORGANIZUAR NGA KUVENDI KOMBÈTAR SHQIPTAR (USHC)

Xhelal Marku

Mè datèn 07 qershor 2025, Shoqata “Kuvendi Kombètar shqiptar” (USHC), organizoi nè “Hotel Internacional Tirana”, nje event mbarèkombètar, me temè: “BASHKIMI KOMBÈTAR SHQIPTAR”, nè tè cilin morèn pjesè veprimtarè tè çeshtjes kombètare shqiptare, perfaqèsues tè organizatave tè ndryshme joqeveritare, si dhe personalitete tè njohur tè botès akademike e shkencore shqiptare, nga Shqipèria, Kosova Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe nga Diaspora.Mund të jetë një imazh i 10 persona, tribunë dhe teksti
Eventi u hap me Hymnin Kombètar tè Shqipèrisè, pèr tè vazhduar mè pas me fjalèn pèrshèndetèse tè mirèseardhjes nga sekretarja e pèrgjithshme e Shoqatès “Kuvendi Kombètar Shqiptar”, Znj. Nurie Maliqi Baduni, ndèrsa fjalèn e hapjes e mbajti Kryetari i kèsaj shoqate, ing. dhe jurist Dashamir Uruçi. Mè pas u mbajtèn 6 (gjashtè) kumtesa studimore e shkencore nga Akademik, Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Dr. Njazi Gashi, Prof. Dr. Agim Krasniqi, Prof. Dr. Isa Spahia, Prof. Dr. Astrit Memia, Prof. Dr. Agron Dalipaj, Prof. Dr. Hysen Muceku, Prof. Asoc. Dr. Klodian Muço, studiuesi Mark Palnikaj, etj.
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti
Referuesit nè fjalèn e tyre, sollèn fakte dhe argumente historike, qè hedhin dritè mbi historinè, kulturèn, gjuhèn dhe traditat e lashta tè Kombit tonè, i cili èshtè pèrballur me shumè luftèra e padrejtèsi, pèr mbrojtjen e trojeve tè veta etnike e autoktone…! Kjo histori e padrejtè e copètimit tè trojeve etnime shqiptare, ka synuar ç’kombètarizimin, humbjen e identitetit, asimilimin e gjuhès e tè kulturès sè lashtè ilire tek shqiptarèt, qè me dhunè u kthyen nè minoritet nè trojet e tyre shqiptare, autoktone…!!!??? Èshtè pikèrisht kjo histori e padrejtè, qè edhe sot, viset shqiptare nè Gadishullin Ilirik, ende nuk janè bashkè, por janè tè ndara nè gjashtè shtete. Dhe po bèhen dy shekuj, qè shqiptarèt po e vuajnè kètè ndarjè me dhunè.Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe teksti
Copèzimi i Trojeve Etnike Shqiptare, u bè me vendime tè padrejta tè Fuqive tè Mèdha tè Europès sè asaj kohe, nè shekujt e XIX e tè XX, qè u morèn nè Shèn Stefan, Berlin, Londèr, etj. Por, shqiptarèt nuk janè pajtuar kurrè me kètè ndarje dhe nuk pajtohen as sot…! Dhe kètè, e vèrteton qartèsisht historia atdhetare e luftès, kundèrshtimit dhe e qèndresès shqiptare nè vite, qysh nga vitet ’30 tè para dy shekujve, ku parapriu formimi i shtetpashallèqeve, nga Ali Pashè Tepelena dhe Mehmet Pashè Bushati. Ishte Rilindja jonè Kombètare dhe kulmi i saj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ato qè kishin nè program,Mund të jetë një imazh i 5 persona
bashkimin e vilajeteve shqiptare: Kosovè, Shkodèr, Manastir e Janinè. Dhe pikèrisht kètè program, tha nè fjalèn e tij, Akademik Zymer Neziri, nga Kosova, ka edhe sot Kuvendi ynè Kombètar Shqiptar. Rilindasi ynè i shquar shqiptar, Sami Frashèri, nè veprèn e tij monumentale: “Shqipèria ç’ka qènè, ç’èshtè e ç’do tè bèhet”, vepèr e shkruar pak vite para copèzimit tè Shqipèrisè, thotè: “Shqipèria me njè sipèrfaqe prej 100 mijè kometrash katrorè, ndodhet e pushtuar dhe vuan sundimin turk…”. Dhe kjo ishte Shqipèria jonè etnike e asaj kohe, Shqipèria pasardhèse e Arbèrisè Mesjetare dhe e Ilirisè Antike, e cila shtrihej, nga Sllovenia e sotme e deri nè Gjirin e Ambrakisè nè Greqi. Kèshtu, nè atè kohè, ilirèt, qè ishin njè Popull i Madh i Europès, zotèronin Adriatikun, si dhe tokat nga lumenjtè: Po e Danub, e deri tek Liqeni Boden, qè ndodhet nè Gjermaninè Jugore (Straboni).Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona duke studiuar dhe teksti
Ndèrsa sot, sipèrfaqet e dy shteteve shqiptare: Shqipèri dhe Kosovè sèbashku, kanè vetèm 40 mijè kilometra katrorè. Nè disa anè tè Shqiperisè Etnike, pjesèrisht ose tèrèsisht, siç thekson akademiku Neziri, popullsia shqiptare edhe èshtè shpèrngulur me dhunè nga Trojet e veta, si nè Sanxhakun e Nishit…!!!??? Dhe e keqja mè e madhe èshtè, se nè disa vise, si nè: Sanxhakun e Pazarit, nè Tivar, Plavè, Guci, Rozhajè, etj, perveç tè tjerave, èshtè synuar edhe asimilimi i gjuhès shqipe, pèr tè humbur identitetin e tyre shqiptar…!!!???
Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona duke studiuar dhe teksti
Duke iu referuar persekutimit tè popullsisè shqiptare, nè Trojet e tyre, nè ish shtetin federativ tè Jugosllavisè, Sabile Keçmezi Basha, nè librin e vet, botim i Institutit tè historisè, thotè se rreth tre milionè shqiptarè, vetèm nè kohèn e Jugosllavisè sè Dytè, kanè vuajtur 666 shekuj burg politik…!!!??? Ndèrsa pèr vitet ndèrmjet dy luftèrave botèrore, ata kanè vuajtur edhe 300 shekuj tè tjerè burgim…! Janè fakte trishtuese e rrènqethèse kèto shifra, ku pèr çdo njè vit robèri, pèr shqiptarèt ka pasur dhjetè shekuj burg…! Viktima dhe simbole tè kètij persekutimi tè rrallè nè glob, janè edhe heronjtè: Adem Demaçi dhe Adem Jashari, pa pèrmendur historitè e tjera tè dhimbshme tè popullit shqiptar tè Kosovès, qè shkojnè deri nè genocid.Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti që thotë "NATIONA NE JEMINJE เา"
Ishte vlerèsim dhe kènaqèsi pèr mua studiuesin dhe publicistin Xhelal Marku – Akademik, qè tè isha i ftuar nè kètè event tè rèndèsishèm kombètar, me njè auditor, me kaq nivel tè lartè e cilèsor!Mund të jetë një imazh i 3 persona, persona duke studiuar dhe teksti
Tryeza e rrumbullaktè qè kishte pèr qèllim e pèr mision tè saj, Bashkimin Kombètar Shqiptar, pasi dègjoi referimet dhe diskutimet e studiuesève dhe tè akademikève nga tè gjithè trevat shqipfolèse, doli me njè DEKLARATÈ TÈ PÈRBASHKÈT, drejtuar Qeverisè sè Republikès sè Shqipèrisè dhe Qeverisè sè Republikès sè Kosovès, me thjrrjen qè ato, tè ndèrmarrin hapa tè pèrbashkèt dhe konkretè, pèr tè ndèrtuar njè Strategji Kombètare pèr BASHKIMIN KOMBÈTAR,Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti
duke institucionizuar kètè proces, me aktin e themelimit tè njè Komisioni tè Pèrhershèm Ndèrshtetror pèr Bashkimin Kombètar Shqiptar. Nèpèrmjet kètij Komisioni, thuhet nè deklaratè, kèrkojmè mbèshtetjen e Aleatève tanè ndèrkombètarè: SHBA, BE, KE, NATO, etj, qè ta vlerèsojnè kète nismè tonèn, si njè hap pèrmbyllès tè padrejtèsive historike dhe forcimit tè stabilitetit afafgjatè nè rajon.Mund të jetë një imazh i 9 persona, tribunë dhe teksti që thotë "ERNATIONAL HO"
Nè fund, Eventin Kombètar tè kèsaj Tryeze tè Trumbullaktè, pèr Bashkimin Kombètar Shqiptar, e pèrshèndeti edhe Znj. Linda Shaqiri – Kryetare e grupit tè KKSH pèr Kosovèn Lindore, Medvegjè.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.