14.5 C
Tiranë
E shtunë, 26 Prill 2025

 Vetëm një ditë pas krijimit Federata Shqiptare e Veteranëve, aktivitet të rëndësishëm në Akademinë e Shkencave

 

 

14  vjetori i pavarësisë – FSHV promovon filmin dokumentar

“FADIL HOXHA- ARKITEKT I KOSOVËS SË LIRË”

 

Halil RAMA – Mjeshtër i Madh

 

 

  • Me një vështrim realist të kushteve dhe rrethanave historike nëpër të cilat kaloi Kosova, në vitet e thyerjeve të mëdha dhe krizës së pushtetit, janë të rrallë personalitete që u kundërqëndruan sfidave, provokimeve, përndjekjevë, hileve dhe dredhive politike të panumërta, në mënyrë aq stoike, si Fadil Hoxha. Ai pati vizionin e një politikani patriot e modern, i cili projektoi dhe sendërtoi të ardhmen e atdheut të tij.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Vetëm një ditë pas krijimit Federata Shqiptare e Veteranëve, organizon një aktivitet të rëndësishëm në kuadrin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Pas një pune intensive gati tri vjeçare, OBVL të Shqipërisë, trashëguese e denjë e themeluesve dhe drejtuesve të saj: Dr.Ymer Dishnica – Nderi i Kombit e gjeneral Parllaku- Hero i Popullit dhe Organizata e Veteranëve të LANÇ të Kosovës, (që vetëm para tri ditësh finalizuan krijimin e Federatës Shqiptare të Veteraneve të Luftrave për Liri), ia dolën të realizojnë dhe promovojnë Filmin dokumentar:

“FADIL HOXHA-ARKITEKT I KOSOVËS SË LIRË
Ky film dokumentar që u promovua  më 15 shkurt 2022 në sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, në praninë e më shumë se 100 personaliteteve akademike e publike nga Tirana e Prishtina, (ku unë jam bashkëskenaristë me Dr.Hajri Mandrin dhe me regjisor të mirënjohurin Llesh Nikolla – Mjeshtër i Madh, e konsultent Z.Bashkim Hisari), është një prodhim me metrazh të gjatë 47 minuta, i cili i kushtohet veprimtarisë së Fadil Hoxhës, për periudhën 1932 deri 2001, si lideri kryesor në historinë e Kosovës.

Filmi, jep një përmbledhje të zhvillimeve politike, historike dhe kulturore në Kosovë, duke u fokusuar te kontributi politik dhe patriotik i Fadil Hoxhës në zhvillimin dhe konsolidimin e Pavarësisë së Kosovës.

 

Diskursi politik e patriotik i Fadil Hoxhës, në mbrojtje

të të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në Kosovës

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në përshëndetjen për të panishmit, pas shfaqjes së filmit dokumentar, ish – Presidenti i Republikës Alfred Moisiu, ndër të tjera veçoi formimin, frymën, qëndrimet, vlerat dhe arritjet e Fadil Hoxhës si udhëheqësi më jetëgjatë i Kosovës, duke dhënë në gjuhë filmike, momentet dhe pasazhet më domethënëse që shërbejnë për plotësimin e shembëlltyrës së Fadil Hoxhës, si protagonist kryesor.

Po ashtu, Prof. dr.Bujar Kapexhiu – Nderi i Kombit e vlerësoi filmin si një narrativë dokumentare me efekte letrarizuese ku dimensioni i liderit Kosovar Fadil Hoxha jepet në diskursin e tij politik e patriotik, në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të popullit shqiptar në Kosovë. Rëndësi ka materiali i pasur arkivor e fotografik dhe intervistat që japin rolin bashkëpunues të F.Hoxhës në politikëbërje në mbrojtje të kauzës shqiptare. Skenari dhe materialet filmike, intervistat me personalitetet më të shquara akademike në Shqipëri dhe Kosovë jepen në film në mënyrë etetiko-profesionale me një nivel të lartë, duke përcjellë vlera dhe mesazhe aktuale në dobi të përparimit të shqiptarëve.

Në vlerësimet që bëjnë figurat më të shquara kombëtare akademike, historike dhe publicistike si Akademik Rexhep Qosja, Jusuf Bajraktari, Paskal Milo, Nevila Nika, publicistët Veton Surroi, Akif Bajrami etj, pëcaktojnë dhe ridimensionojnë figurën dhe rolin e Fadil Hoxhës në historinë e Kosovës gjatë Luftës së Dytë botërore deri në Luftën e UÇK-së, sidomos rolin e tij vendimtar për Kushtetutën e vitit 1974 që përcaktoi Kosovën krahinë autonome, kufijte e së cilës shërbyen për shtetin e sotëm të pavarur te Republikës së Kosovës.Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Akademik Pëllumb Xhufi evidentoi rolin e rëndësishëm të Fadil Hoxhës në tejkalimin e prapambetjes kulturoro-arsimore të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, arritjet në fushën e të drejtave politike në kuadrin e autonomisë, lirisë dhe të drejtave politike e kombëtare, dhe arritjet në Kushtetutën e 1974, përpjekjet në Konferencën e Bujanit për bashkimin kombëtar të shqiptarëve etjj. Filmi dokumentar “Fadil Hoxha, arkitekti i Kosovës së lirë” ruan koherencën kontekstuale, mbështetet në inserte ndëraktive që ndërthuren në formë kujtimesh dhënë në mënyrë estetike.

Me një vështrim realist të kushteve dhe rrethanave historike nëpër të cilat kaloi Kosova, në vitet e thyerjeve të mëdha dhe krizës së pushtetit, janë të rrallë personalitete që u kundërqëndruan sfidave, provokimeve, përndjekjevë, hileve dhe dredhive politike të panumërta, në mënyrë aq stoike, si Fadil Hoxha.

Ai ishte idealist, besonte te liria dhe prosperiteti i popullit të tij, shpresonte dhe ishte i bindur se nëpërmjet Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si pjesë e Koalicionit Ndërkombëtar Antifashist, do t’i shërbente idealit të kahershëm të popullit të Kosovës – bashkimit me Shqipërinë.

Ai ishte iniciatori kryesor edhe për aktivitetin e 500-Vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar – Skënderbeut (1968); 100-Vjetorin të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1978), si dy nga ngjarjet kulmore të jetës kulturore e shkencore në Kosovë.

Fadil Hoxha pati vizionin e një politikani patriot e modern, i cili projektoi dhe sendërtoi të ardhmen e atdheut të tij.

 

 

Kontributi për progresin e demokracisë

e konsolidimin e shtetit ligjor

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Promovimi i filmimit dokumentar kushtuar peronalitetit kosovar Fadil Hoxha mund të konsiderohet si një start i mbarë i veprimtarive të Federatës Shqptare të Veteranëve të sapokijuar, për të vijuar me vlerësimin dhe përkujtimin e dhjetra personaliteteve tjera historike, si dhe duke dhënë kontribut real në procesin e rishkrimit objektiv të historisë.

Fokusi i kësaj Federate në përbërje të të cilës janë Organizata e Veteranëve të LANÇ të Kosovës dhe OBVL të Shqipërisë, do të jetë edukimi atdhetar i rinisë, nisur nga tradita shekullore e popullit shqiptar, nga pëvoja dhe programet e Federatave Botërore e Europiane të Veteranëve, si dhe në pikëpamjet e përbashkëta programore, të fokusuara në organizimin e veprimtarive të përbashkëta  për: Mbrojtjen e vlerave historike të popullit tone, nëpër shekuj; Evidentimin dhe promovimin e ngjarjeve dhe datave historike; Pëkujtimin e datave të kuvendeve historike shqiptare, si Kuvendi i Lezhës, Lidhja e Prizrenit, Pavarësia e Shqipërisë, Konferenca e Pezës, Konferenca e Bujanit, Pavarësia e Kosovës, et. Po ashtu Federata do të fokusohet ne përkujtimin e ditëlindjeve jubilare të heronjve, dëshmorëve, prijësve e komandantëve legjendarë të luftrave të popullit tone, për liri e pavarësi kombëtare sidhe në kontributin për progresin e demokracisë e konsolidimin e shtetit ligjor në dy shtetet tona: Shqipëri dhe Kosovë;Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Pas miratimit të Marrëveshjes për krijimin e Federatës Shqiptare të Vetaranëvenë kryesitë përkatëse, dy organizatat respektive u bënë ftesë puiblike për aderimin në të edhe organizatave e shoqatave tjera të veteranëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.