17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Shkurt 2025

‎Namik Selmani‎

 

Qershia e dashurisë

Ah, pse të njoha kaq vonë në shtigje jete!!
Si dëshmitar
Një qershi kokërrkuqe do të mbillja për ty një ditë
Ooo,
Asnjëherë nuk do të rrija pa gjumë netëve
Para besimit
Nëse mund të thahej dega me kokrrën e florinjtë.

Për ty
Mbase do të mbillja edhe një borzilok të gjethuar.
Do ta përkëdhelja
Me duar burri kur dielli në kodra të dalë
Të lutem,
Mbill dhe ti për mua një trëndafil të kuqëluar
Dhe gonxhen e çelur sillma në takimin e parë.

Vër nën zë emrin tim kur ta prekësh muzgjeve
Spërkate
Me tingujt e këngëve që burojnë në shpirt
Kur të vish
Pak e lodhur nga puna e zhurma e rrugëve
Lexo
Poezinë që të shton dhe më shumë ngrohtësinë.

Nën hijen e saj
Le të fshihen të tjerë të dashuruar fytyrëskuqur
Po
Kryeputhjen e parë vetëm ty do ta kisha dhuruar.
Pranë saj
Do të isha kapiten fitimtar para mikes së bukur
Jam
Pjesë e një ditë me kurorë të kristaluar.

Së largu
Pëllumbat e mallit të ulen në degën e qershisë.
Me misterin
Që të jep një dashuri në tinguj këmbane.
Akrepat
E orëve të kenë gjuhën që të sjell lumturinë
Vargu
Të mbetet në kohë si stërkala ujëvare
21 mars 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.