31.5 C
Tiranë
E shtunë, 19 Korrik 2025

Silvana Cekici Rodi

Sot është dita e dytë që marr pjesë në Maratonën Ndërkombëtare të Poetëve:

#PeetMeNotLeake#!!

Jam nominuar nga mikja poete Margarita Vera Mitllari. Do postoj për çdo ditë një poezi, shoqëruar me foton time dhe duke ftuar çdo ditë një poet për të vazhduar stafetën e sfidës. Sot do të ftoj në sfidë poeten Salife Shehu Kordha duke i uruar suksese dhe rrugëtim të mbarë në këtë Maratonë të bukur .

Poezitë në këtë Maratonë do përkthehen dhe botohen në një Almanak rus.

Poezia e dyte për sot është:Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Filxhan kafe, lule dhe E brendshme, text that says '8:06 PM'

Natë dashurie
Për dashurinë flas me shpirtin
Në heshtje shkruaj vargje për të
Rrahjet e zemrës bëhen tinguj
Zëri i heshtjes kupton çdo gjë
Pa zhurmë vjen më përqafon
Më tund nga heshtja e stërzgjatur
Flokët mi përkëdhel me gishtat e tu
Sytë na puthen ashtu si padashur
Dua të flas, ti nuk më le
Gojën ma mbyll ,me të tuat buzë
Puthjet e ëmbla s’kanë të mbaruar
Shpirtrat këtë natë duhen marëzisht
Kjo natë e bukur dashurie
Me nota u shkrua në pentagram
Ky vals lumturie ndjenjash flakeruar
Çdo cep i zemrës përjetoi gëzim.

10.09.2020

“””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, syze dielli

Gëzoju jetës
Mos u fshih pas heshtjes
Lëri fjalët të marrin udhën
Shpirtin e lirë të bisedojë me yjet e mbrëmjes
Trupi le të dridhet nga ethet e dashurisë
Mos u zhyt në dëshpërim
Gëzoju diellit që lind dhe perëndon
Zemra le të trokasë brënda kraharorit
Hapi dyert e mallit dhe fluturo
Mos u trishto për ditët që rrjedhin si lumë
Mrekullou me ditën e re që po agon
Kënaqu me lëndinat e bukura të jetës
Dashurohu me gonxhen e sapoçelur

Hap pas hapi buzëqeshi jetës

Luaj, këndo,lumturohu më ngjyrat e saj

Gëzoju diellit që e sheh kur lind

Falendero Zotin….. që çdo ditë frymon

“”””””””””””””””””

Vashëzë të dua
Sapo doli vashëza
U fsheh dielli, hëna
Nga hiret e saja
U magjeps mëhalla
Kur më ecje rrugës
U drodha i tërë
Dhuratë nga qielli
Moj thëllëzë mali
Shkëlqimi si ar
Sytë na verboi
Gurët morën flakë
Sokakut kur shkoje
Trupin si lastar
Flokët hedhur supeve
Ç’na morre më qafë
Belin kur e tundje
Faqet flak të kuqe
Buza mjaltë pikonte
Si zambak i bardhë
Gusha të zbardhonte
Afrohem ngadalë
Të të prek s’guxoj
Ti më buzëqesh
Sevdanë më shton
Sytë e tu të qeshur
Si shkëndija janë
Në zemër më ndezën
Një zjarr të paparë
Mos më ler të pres
Se të dua shumë
Dorën ti ma jep
Mos ta lëshoj kurrë

15.10.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.