15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Gjin Musa

DESHMORI I ATDHEUT AVIATORI NDUE LOGU SOT KA PERVJETORE 81 TE DITLINDJES.QIRI DHE HESHTJE NE KETE PERVJETOR.NDUE LOGU I PERKET PAVDEKSIS.

Ndue Mëhill Logu Ndue Mehill Logu.Ndue Logu ne pervjetorin e 34 te renjes ne krye te detyres. - Një dritare e  re

Ka lindur me 8 maj 1940 ne Brashte te Dukagjinit. Ka mbaruar Shkollen e Mesme Ushtarake” Skenderbej”, me pas per pilot helikopteri ne ish-Bashkimin Sovjetik. Ka kryer detyra te ndryshme si pilot me Klasin Dyte, deri komandant skuadrilje e Zevendeskomandant Regjimenti. Ne vitin 1983 mbaroi studimet ne Akaemine e Mbrojtjes, pas se ciles u emerua Shef Armatimi per repartin. Vdiq ne krye te detyres me 13 shtator 1986 gjate drejtimit te qitjeve me granata dore, ku u hodh mbi nje granate per te shpetuar jeten te pranishemve ne poligon. Me vendim te Keshillit te Ministrave Nr. 258, date 22.04.1996 eshte shpallur” Deshmor i Atdheut”. Prehet ne Varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Tirane.NDUE MEHILL LOGU - FJALA e LIRË

Dy fjalë për librin
“SHQIPONJA E DUKAGJINIT”,
të Prof.Dr.Gjin Musa, kushtuar dëshmorit të atdheut
Ndue Logu.
Profesor Gjin Musa është një studiues perfekt dhe
real ndaj historikut të kolegut tij, dëshmorit Ndue Logu.
Autori nuk e shton dhe divijon të vërtetën e ngjarjes
në libër, por as nuk i shton lavdatën i influencuar ngaj
ndjenjat si ish koleg, ose si ish nga krahina e vendlindjes
tij.
Unë nuk kam njohuri për Dëshmorin Ndue Logu
dhe studiuesit duhet padiskutim ta lexojnë librin dhe të
nxjerrin në pah heroizmin me realitet të ish ushtarakut
pilot Komandant dhe Zv/Komondant tepër njerëzor në
kolektiv dhe shumë korrekt në detyrën që shteti i kish
ngarkuar atë kohë.
Por duke lexuar dëshmitë dhe rëferimet e kolegëve të
tij nxjerr në pah heroizmin dhe shpirtin human fisnik të
dëshmorit Ndue Logu dhe jeta nuk ju dhimbs fare dhe
për të shpëtuar jetët e ushtarëve dha jetën e tija.
Unë gjej rastin ta falenderoj përzemërsisht ish
kolegun e dëshmorit në fjalë Ndue Logu, Prof.Gjin
Musa që i kushtoi këtë libër Monografik dëshmorit,
por dhe faleminderit q më bëri pjesë e keti libri me kaq
vlerë, si historike, patriotike por dhe të një dëshmije
tepër trasparente e reale ndaj jetës, shkollimit, punës me
imtësi në detaj deri në momentet e fundit të jetës kaq
4
tragjike të ish pilotit hero, Ndue Logu.
Ndjehem krenare dy herë nga autori librit Prof.
Gjin Musa që e karakterizon fisnikëria, korrektësia,
dashuria për Atdheun për bashkëatdhetarët Shqiptar,
besnik në gen e traditë, bashkëshort korrekt dhe baba i
mrekullueshëm me një zemër të madhe humanizmi ,që
rrallë kush e ka në shoqërinë e sotëm.
Shoku Ramiz Alia atë kohë të diktaturës nguronte ta
shpallë dëshmorë i Atdheut Ndue Logun, dhe arsya nuk
dihet dhe sot e kësaj dite.
Siç e shpreh autori librit, që: Në prag të festës së
aviacionit, më datën 22 prill të vitit 1996, ish-kryeministri
Aleksandër Meksi firmos dekretin me të cilin Ndue
Logut i jepet titulli Dëshmor i Atdheut. Kështu vihej në
vend një padrejtësi e zgjatur 10 vjet, vendosej në altarin
e Atdheut figura e pilotit trim nga Dukagjini dhe eshtrat
e tij do preheshin në varrezat e Dëshmorëve të Kombit
në Tiranë.
Piloti i ndjer tashmë e Dëshmori i Atdheut më kujton
historin e Mic Sokolit, që i vendosi gjoksin topit, edhe
Ndue Logu duke ju hedhur granatës sipër si NJË
SHQIPONJË E VËRTETË për të shpëtuar jetën e të rinjve
19-20 vjeç.
Ky gjest tepër heroik duhet të futet në kalendarin
Historik të Shqipërisë që ta kujtojnë me nder çdo vit
Përkujtimoren e ditës së zezë që i preu jetën në mes në
moshë tepër të re, dhe propozoj të vendoset emri i tij në
një nga rrugët e Tiranës , Rruga ”NDUE LOGU”.
Komandant Ndue Logu të preheni në paqe, i
paharruar qoftë kujtimi i Juaj!
Të rrojnë e ta kujtojnë familja të afërmit miqtë e shokët
5
e dashamirësit që ka lënë pas Dëshmori i Atdheut Ndue
Logu. Amin!
Faleminderit që më dhatë një hapsirë të shkurtër që
të shprehesha dhe unë mendimit e mia autor i librit Prof
Gjin Musa.Zamira Mira Korance - Një dritare e re
Me nderime
Zamira Mira Korance
Tiranë, Shqipëri!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.