8.5 C
Tiranë
E martë, 18 Mars 2025

Poezi Nga Meri Mezini

“DUA T’MË THONË NGJAN ME BABANË”

Dua t’më thonë ngjan me babanë
më thuaj baba a të ngjaj vallë?
fisnikëria t’më lexohet në ballë
të them me krenari ngjaj në babanë.
Zemrën si ti të bardhë ta kem,
të jem si ti human mbi human,
kur ti të ikësh një ditë nga kjo jetë,
njerizit në kujtime gjallë do të mbajnë.
Dua të ngjaj të bëhem i zoti
qëni shkopin mos të ma haji,
me djersën e ballit familjen do të mbaj,
ç’a do bëja unë t’mos kisha babanë.
Dua të ngja baba si bashkëshortë
nënën tonë si zonjë e ke mbajtë
dhe unë gruan si zonjë ta mbaj
të them me krenari ngjaj me babanë.

(Nga Meri Mezini)

“””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

“KOMSHIUN TIM SE ZËNKA GJUMI”
Komshiu tim se zënka gjumi,
pret mëngjsin të kaloi unë,
si skuth mbas dritares fshehur,
kaloi buzkuqa më la pa gjumë.
Pas meje kaloi një tjetër grua,
ai se shau atë si unë.
Koka e saj, ditë pa krehur,
vëmëndja tij e tëra te unë.
Kaloi përditë e bëj atë rrugë,
kokën krehur buzkuqin vënë,
puth bashkëshortin në mëngjesin e radhës,
fëmijet më thonë e bukura nënë.
Ai ulet këmbëkryq në kafenen e qytetit,
vrerin e nxjerrë mbas tekes rakisë,
gratë e miletit i mban nëpër gojë,
e tija e ndershme, si lopë vërdallisë.
Gëzuar i thotë një burri më tutje
shikoje atë zoçkën ka veshur fustan
cepat fustanit ja ka ngrënë qeni
qesh si idjot kënaqet kur shanë.
Burri me pëllëmbë fytyrës i bije
kokën ja përplas ati në tavolinë
vajza qe shau ishe e bija,
Llafazani i keq morri arratinë.

(Nga Meri Mezini)

“””””””””””””””””””””

TË GJITHË VAZHDOJMË JETËN MBASI IKE TI…
PO TI JE ME NE
NË ZEMRAT TONA…..ZEMRA E MOTRËS…DO QAJ GJITHMON..PËR TY…”NESËR DO SHKOSH NË KRAHËT E NËNËS”
Më dridhet buza shpirti
më digjet
vëllai binjaku i shpirtit
tim
si ta përcjell në banesën e findit
zemrën më helmove
o vllëlla o shpirtin tim.
Nesër do shkosh në krahët e nënës
babain fortë do përqafosh
ti
të lutem mos ju trego për dhimjet që kalove
as pse ike kaq shpejtë
mos u thuaj ti..
Unë do të puth ballin e ftohtë
do të qaj me ligje do të shaj ty
tani që do shijoje fëmijet që u rritën
Ike parakohe o shpirt i motrës ti.

Do më marrë malli në mëngjezin e neserm

zërin tend s’do ta dëgjoj më

si do duroj mortra humbjen e vëllait

Iku kaq papritur iku përgjithnji.

“”””””””””””””””””””””””””””””””

“LOTËT U BASHKUAN ME RRJEDHËN E GJAKUT”

—————————–Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

Shumë lotë u bashukuan me rrjedhen e gjakut,

lagën prehërin e nënës Kosovë

spërkatën shpirtin e njerëzve të varfër

djemtë e Diasporës u vunë në sprovë.

Varre masive me trupat e shqipëtareve
hapi pa mëshirë Serbi i zi
kujtoji se me trupat e shqipëtarëve të vdekur
do ta bënte Kosovën
pronën e tij.
Gabove o Serb shqiptari s’vdes kurrë
në ç’do vënd të botës
është gjaku tij
u ngritën s’tërnipat nga ç’do vënd i botës
luftuan me ty deri në liri…..
Shumë lotë u bashkuan
me rrjedhen e gjakut
bojë stilografi u bënë të dy,
me të u firmos çlirimi Kosovës
u shkruajtën emrat e dëshmorëve të tij.

(Nga Meri Mezini)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.