Më 4 shtator 1961 në Pashaliman hapi dyert Akademia e Detarisë e Flotës Luftarake Detare. Studentët e pare të kësaj akademie ishin studentët shqiptar që kishin ndërprerë studimet në ish-Bashkimin Sovjetik.

Kursi i parë i studentëve u titulluan oficerë në vitin 1961. Në vitin 1963 Akademia e Detarisë u transferua në Vlorë në Skelë. Akademia kishte një program 3-vjeçarë studimesh dhe studentët diplomoheshin në tre degë: Flotën Fluftarake, Flotën Tregëtare dhe Flotën e Peshkimit. Në vitin 1973 Akademia mori emeri “Shkolla e Lartë e Oficerëve të Flotës Luftarake Detare” dhe në vitin 1982 filuan studimet 4-vjeçare në Akademinë e Detarisë. Studentët e pare me program 4-vjeçarë u diplomuan në vitin 1986. Mbas vitit 1993 Akademia e Detarisë pati disa ndryshime strukturore, vartësie dhe programesh mësimore deri sa u mbyll në 1 maj 2007.
