8.5 C
Tiranë
E hënë, 8 Dhjetor 2025

Mehill Marku

4 shtator 1961 – Krijimi i Akademisë së Detarisë

Datë në historinë e Flotës Luftarake Detare (Forcës Detare)
Më 4 shtator 1961 në Pashaliman hapi dyert Akademia e Detarisë e Flotës Luftarake Detare. Studentët e pare të kësaj akademie ishin studentët shqiptar që kishin ndërprerë studimet në ish-Bashkimin Sovjetik. Kursi i parë i studentëve u titulluan oficerë në vitin 1961. Në vitin 1963 Akademia e Detarisë u transferua në Vlorë në Skelë. Akademia kishte një program 3-vjeçarë studimesh dhe studentët diplomoheshin në tre degë: Flotën Fluftarake, Flotën Tregëtare dhe Flotën e Peshkimit. Në vitin 1973 Akademia mori emeri “Shkolla e Lartë e Oficerëve të Flotës Luftarake Detare” dhe në vitin 1982 filuan studimet 4-vjeçare në Akademinë e Detarisë. Studentët e pare me program 4-vjeçarë u diplomuan në vitin 1986. Mbas vitit 1993 Akademia e Detarisë pati disa ndryshime strukturore, vartësie dhe programesh mësimore deri sa u mbyll në 1 maj 2007.
Në këtë ditë jubilare të Akademisë së Detarisë një kujtesë dhe mirënjohje të veçantë për trupin pedagogjik të saj, si dhe drejtuesit që i dhanë kësaj akademie një emër të respektuar, ruajtën dhe pasuruan trashëgiminë e Forcës Detare. Ata me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre arritë të edukonin një brez të tërë detarësh që i shërbeu me qa profesionalizëm Shqipërise.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.