Fjala ime ishte kjo:
Ju pëshëndes të gjithve koleg të Nderuar; Çfar u fol, ishin shumë efikase për problemin në fjalë.
Ne zakonisht, në tavolina Të tilla merremi me analizën e pasojave dhe nga kush kanë ardhur, Megjithatë, është mirë kur vihet në dukje e cila tregon rrealitetin e ndodhur, dhe për Këtë Jemi të gjithë dakort, t’i evidentojmë.
Po për shkakun që kush e krijon pasojën a duhet të merremi!? Këtu qëndron thembra akilit, e nëse nuk merremi me të, pa e kuptuar i shërbejmë të keqes.
Ne nuk merremi me shkakun por me pasojat, që do të thotë; nuk bëjmë atë që duhet. Problemet që nxjerrin shkaqet, zgjidhen duke i luftuar ato sa s’ka bërë zullum e zarar.
Kur merresh me pasojat, s’kemi bërë asgjë nga që duhet të përqëndrohemi te shkaku që ka sjell pasojat.
Të nderuar koleg Shqipëria është e mbushur me plagë, për momentin të pariparueshme, dhe plaga kryesore është korrupsioni që ka zënë çdo skut të institucioneve të Shtetit e për Këtë është fajtore politika.
- Që kur është krijuar shteti i parë shqiptar, politika jo Kombëtare ka futur hundët në proçeset për të penguar zhvillimin kombëtar.
- Shqiptarët kanë mbetur të vetmit që u ende kërkojnë përputhjen e njësis etnike me atë politike, dhe për Këtë këkesë krejt normale qortohen, nga Europa. Pse, ku e ka hallin Ajo me shqiptarët a po kërkon ende Serbinë t’a yshi si gjithmonë me grabitje territoresh shqiptare.
- Luftrat Ballkanike, gjithmonë sebeb ka qenë Serbia, dhe janë bërë për të ushqyer pangopsin e shovinizmave bizantin të shteteve Të Ballkanit. Këto shtete penguan parimin e shtetformimit të Shqiptarëve në një shtet të vetin Ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet. Nga ana tjeter; Europa krijojë një shtet, me emrin FYROM që në fakt ende nuk ekziston në të vërtet të plotësojë parimet e shtetformimit.
- Politikanët neokomunist e këtyre 30 vjetëve të fundit është Ajo që i vë kapakun të këqijave, që Janë krijuar këto 108 vjet qeverisje e cila ka shkakun brenda. Pra, është shkaku, ai që do luftuar që pa u krijuar. Kush e krijoi shkakun? Politika; çfar qëndrimi duhet të mbajmë kundruall saj?
- kufiri me detin është një nga plagët e shumta, dhe një nga shkaqet që i Janë krijuar pandërprerje Shqipërisë, sebep; prap shkaku politika. Pra, ngado që t’a rrotullosh situatën (muhabetin), strumbullari i pasojave është “elita politike” 108 vjeçare. Pra, plaga më e madhe dhe kryesore që Shqipëria dhe qytetarët shqiptar historikisht i kanë marrë prej saj.
- Cila është zgjidhja? Vetëm duke e zëvendësuar e pastruar me rrënjë neokomunizmin, bija e baballarëve të komunizmit fallco. Dje komunizmi fallco krijoi shtetin diktatorial, ku korrupsioni ishte lokalizuar vetëm në kupolën e PKSH e në vazhdimësi PPSH deri në vitin 90’, dhe u rrit me trion kryesore; PS, PD, LSI pa futur partiçkat që i nxorën nga sqetullat dy partitë kryesore pas vitit 90’. Këto janë hallet e shumta që i kanë krijuar politikanët para e pas viteve 90’ qytetarëve shqiptarë, kudo ku jetojnë në Ballkan e në botë.
- Çdo problem social-politik-ekonomik-kulturor duhet zgjidhur demokratikisht, dhe ajo zgjidhet nga populli, kur në KUVEND (Parlament) shkon i merituari Politika e pas viteve 90’ ka prodhuar vetëm ngatërresa duke keq qeverisur Shqipërin, me pseodeputet.
- Pa pastruar politikën që po flasim, shqiptarët kudo ku jetojnë në botë e në trojet e tyre, nuk do shohin hajër. E nëse pastrohet politika, më pas të gjitha rregullohen. Partit; dhe të zgjedhurit prej tyre, Janë prodhues të korrupsionit.
Tiranë /08/11/2020/ St. Ing. Frederik Ruço