13.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

St. Ing. Frederik Ruço

Fjala ime ishte kjo:

     Ju pëshëndes të gjithve koleg të Nderuar; Çfar u fol, ishin shumë efikase për problemin në fjalë.

     Ne zakonisht, në tavolina Të tilla merremi me analizën e pasojave dhe nga kush kanë ardhur, Megjithatë,  është mirë kur vihet në dukje e cila tregon rrealitetin e ndodhur, dhe për Këtë Jemi të gjithë dakort, t’i evidentojmë.

     Po për shkakun që kush e krijon pasojën a duhet të merremi!? Këtu qëndron thembra akilit, e nëse nuk merremi me të, pa e kuptuar i shërbejmë të keqes.

     Ne nuk merremi me shkakun por me pasojat, që do të thotë; nuk bëjmë atë që duhet. Problemet që nxjerrin shkaqet, zgjidhen duke i luftuar ato sa s’ka bërë zullum e zarar.

     Kur merresh me pasojat, s’kemi bërë asgjë nga që duhet të përqëndrohemi te shkaku që ka sjell pasojat.

     Të nderuar koleg Shqipëria është e mbushur me plagë, për momentin të pariparueshme, dhe plaga kryesore është korrupsioni që ka zënë çdo skut të institucioneve të Shtetit e për Këtë është fajtore politika.

  1. Që kur është krijuar shteti i parë shqiptar, politika jo Kombëtare ka futur hundët në proçeset për të penguar zhvillimin kombëtar.

  1. Shqiptarët kanë mbetur të vetmit që u ende kërkojnë përputhjen e njësis etnike me atë politike, dhe për Këtë këkesë krejt normale qortohen, nga Europa. Pse, ku e ka hallin Ajo me shqiptarët a po kërkon ende Serbinë t’a  yshi si gjithmonë me grabitje territoresh shqiptare.

  1. Luftrat Ballkanike, gjithmonë sebeb ka qenë Serbia, dhe janë bërë për të ushqyer pangopsin e shovinizmave bizantin të shteteve Të Ballkanit. Këto shtete penguan parimin e shtetformimit të Shqiptarëve në një shtet të vetin Ligjor demokratik dhe të pavarur nga konspiracionet. Nga ana tjeter; Europa krijojë një shtet, me emrin FYROM që në fakt ende nuk ekziston në të vërtet të plotësojë parimet e shtetformimit.

  1. Politikanët neokomunist e këtyre 30 vjetëve të fundit është Ajo që i vë kapakun të këqijave, që Janë krijuar këto 108 vjet qeverisje e cila ka shkakun brenda. Pra, është shkaku, ai që do luftuar që pa u krijuar. Kush e krijoi shkakun? Politika; çfar qëndrimi duhet të mbajmë kundruall saj?

  1. kufiri me detin është një nga plagët e shumta, dhe një nga shkaqet që i Janë krijuar pandërprerje Shqipërisë, sebep; prap shkaku politika. Pra, ngado që t’a rrotullosh situatën (muhabetin), strumbullari i pasojave është “elita politike” 108 vjeçare. Pra, plaga më e madhe dhe kryesore që Shqipëria dhe qytetarët shqiptar historikisht i kanë marrë prej saj.

  1. Cila është zgjidhja? Vetëm duke e zëvendësuar e pastruar me rrënjë neokomunizmin, bija e baballarëve të komunizmit fallco. Dje komunizmi fallco krijoi shtetin diktatorial, ku korrupsioni ishte lokalizuar vetëm në kupolën e PKSH e në vazhdimësi PPSH deri në vitin 90’, dhe u rrit me trion kryesore; PS, PD, LSI pa futur partiçkat që i nxorën nga sqetullat dy partitë kryesore pas vitit 90’. Këto janë hallet e shumta që i kanë krijuar politikanët para e pas viteve 90’ qytetarëve shqiptarë, kudo ku jetojnë në Ballkan e në botë.

  1. Çdo problem social-politik-ekonomik-kulturor duhet zgjidhur demokratikisht, dhe ajo zgjidhet nga populli, kur në KUVEND (Parlament) shkon i merituari Politika e pas viteve 90’ ka prodhuar vetëm ngatërresa duke keq qeverisur Shqipërin, me pseodeputet.
  2. Pa pastruar politikën që po flasim, shqiptarët kudo ku jetojnë në botë e në trojet e tyre, nuk do shohin hajër. E  nëse pastrohet politika, më pas të gjitha rregullohen. Partit; dhe të zgjedhurit prej tyre, Janë prodhues të korrupsionit.

             Tiranë /08/11/2020/                                             St. Ing. Frederik Ruço

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.