21.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Eljaz Salja

Gëzojnë pensionistët…!?Imazhi mund të përmbajë: 3 njerëz, duke përfshirëEljaz Salja, njerëz të ulur, syze, kostum dhe E brendshme

Takohen,por jo shpesh,Teufiku,Remzia e Eljazi e pijnë ndonjë kafe pa sheqer.Bisedojnë me shumë ëmbëlsi e kujtojnë me shumë nostalgji vitet e shkuara,punen me shumë pasion e përkushtim për misionin aq të madh:Edukimin dhe mësimin e fëmijëve.Ndjehen shumë krenarë edhe pse me shumë vështirësi mes maleve të veriut,herë të ngrënë e herë të pa ngrënë,për t’ju çelë sytë atyre fëmijëve aq të etur për dije,gati–gati si Luli i vocërr i Migjenit.

E sot në pension nuk mund të mos “falënderojnë” “demokracinë”që iu ka falë një pension sa për një kafe pa sheqer.

E megjithate luten,luten të kenë shëndet dhe gëzojnë,bile më mirë se ato që shpërvjelen nbi tepsia me njala e verëra të shtrenjta në lokale supërluksoze e pastaj bëjnë plane për t’i ngrënë koken njeri tjetrit si t’ishin koka njalash.

E kjo na qenka demokracia,ky na qenka demokrati,që plakun e lë në shenjtërinë e tijë e fluturon me presh derisa t’i vijë dita edhe atij.

“”””””””””””””””””””””””””””

D E M O K R A C I A…!?

Demokraci në gjuhen greke do të thotë:

Demos = popull ;. Krates. =. Pushtet. Pra PUSHTET. I. POPULLIT

Bazuar në këtë aksiomë,në mendjet e ndritura vihen edhe pikëpyetje:Vallë,a ekziston demokracia?

E thotë Joan Jaccues Rovssean:”Në kuptimin e saktë të termit,demokracia e vërtetë s’ka ekzistuar kurrë dhe as do të ekzistojë ndonjëherë”

E babai i demokracisë Abrahan Lincoln në Gettysburg,19 nëntor 1863,në fjalimin e tijë në dy minuta,me më pak se 300 fjalë mes tjerash,tha:”Themeluesite Unionit “sollen në dritë një komb të ri,të ngjizur në Liri dhe të përkushtuar ndaj aksiomës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”

Burrat trima që vdiqen në Gettysburg “dhanë jeten që ky komb të mund të jetonte.”Ai e përmbyll:” se ne këtu i qëndrojmë me të madhe asaj se këta të rënë nuk do të shkojnë kot;se ky komb,nen Zotin,do të ketë një lindje të Lirisë;dhe se qeveria e popullit,nga pooulli për popullin nuk do të zhduket nga toka.”Gazeta Mapo 19.11.2013.

E sot,pas mbi 160 vjetësh në Amerikë,tempullin e demokracisë,na shfaqet një tjetër president,me emrin Tramp:pa filluar ende zgjedhjet thotë:do na vidhen vitat dhe pas votimeve thotë:na i vodhen votat.

Dhe në një studio televizive shqiptare ironizon,me shumë të drejtë gazetari Qafoku:Këto zgjedhje ku po bëhen? Në Amerikë apo në Kashar?

E qytetari i ndershëm shqiptar,bazuar në mendime shumë kontradiktore të analistëve,politologëve e historianëve shqiptarë e shqiptaro-amerikan,që gjykojnë në mënyrë subjektive,sipas interesave të tyre,duke shkuar deri aty sa të mohojnë rolin e individit në histori,ka të drejten morale dhe të besojë Karl Pooper,kur thotë:”DEMOKRACIA ËSHTË NJË FJALË PËR DIÇKA QË NUK EKZISTON”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.