D E M O K R A C I A…!?
Demokraci në gjuhen greke do të thotë:
Demos = popull ;. Krates. =. Pushtet. Pra PUSHTET. I. POPULLIT
Bazuar në këtë aksiomë,në mendjet e ndritura vihen edhe pikëpyetje:Vallë,a ekziston demokracia?
E thotë Joan Jaccues Rovssean:”Në kuptimin e saktë të termit,demokracia e vërtetë s’ka ekzistuar kurrë dhe as do të ekzistojë ndonjëherë”
E babai i demokracisë Abrahan Lincoln në Gettysburg,19 nëntor 1863,në fjalimin e tijë në dy minuta,me më pak se 300 fjalë mes tjerash,tha:”Themeluesite Unionit “sollen në dritë një komb të ri,të ngjizur në Liri dhe të përkushtuar ndaj aksiomës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.”
Burrat trima që vdiqen në Gettysburg “dhanë jeten që ky komb të mund të jetonte.”Ai e përmbyll:” se ne këtu i qëndrojmë me të madhe asaj se këta të rënë nuk do të shkojnë kot;se ky komb,nen Zotin,do të ketë një lindje të Lirisë;dhe se qeveria e popullit,nga pooulli për popullin nuk do të zhduket nga toka.”Gazeta Mapo 19.11.2013.
E sot,pas mbi 160 vjetësh në Amerikë,tempullin e demokracisë,na shfaqet një tjetër president,me emrin Tramp:pa filluar ende zgjedhjet thotë:do na vidhen vitat dhe pas votimeve thotë:na i vodhen votat.
Dhe në një studio televizive shqiptare ironizon,me shumë të drejtë gazetari Qafoku:Këto zgjedhje ku po bëhen? Në Amerikë apo në Kashar?
E qytetari i ndershëm shqiptar,bazuar në mendime shumë kontradiktore të analistëve,politologëve e historianëve shqiptarë e shqiptaro-amerikan,që gjykojnë në mënyrë subjektive,sipas interesave të tyre,duke shkuar deri aty sa të mohojnë rolin e individit në histori,ka të drejten morale dhe të besojë Karl Pooper,kur thotë:”DEMOKRACIA ËSHTË NJË FJALË PËR DIÇKA QË NUK EKZISTON”