Ndiq PASIONIN
Qysh ne lindje njeriu lind me nje cilesi te vecante nga te tjeret. Ne femijeri fillojne dhe verehen dhuntite dhe cilesite e vecanta te cdo individi. Mirepo jo rralle keto nuk dallohen nga prinderit . Interesi dhe kujdesi i prinderve ndaj femijeve dhe deshira e tyre per tju dhene nje profesion apo nje shkolle sa me fitimfrures i orienton vazhdimisht larg asaj cfare ata kane prirje te bejne. Mirepo pasi shkollohen apo marrin nje profesion te orientuar dalngadale shihet se kjo per shumicen e njerezve behet si dicka e sforcuar dhe qe nuk ju sjell me kenaqesi. Per opinionin i cili i ka pare vazhdimisht ne nje pune te caktuar dhe aktualisht i shikon se po ndjekin pasionet e fjetura nder vite ju duket si dicka e cuditshme dhe madje duke u munduar edhe ti pengojne me opinione te tilla si; pse po merresh me kete pune; nuk te shkon ty kjo pune; ti ke pune te mire dhe me te ardhura te mira; nuk e ben dot etj, etj… Mirepo kjo kategori njerezish nuk e kuptojne se ai person e ka zgjuar dhe gjetur tamam pasionin e tij i cili i jep kenaqesi dhe e mbush kohen me pune produktive. Te ndjekesh pasionin tend dhe te besh ate qe ndjen se e ben me mire eshte nje kenaqesi, eshte antistres te largon nga veset e parazitizimit dhe jeta boshe. Por me kryesorja eshte se duke bere pune qe ke qejf dhe me pasion eshte edhe shendet me i mire.
Kur ben nje pune me qejf dhe me pasion do te thote te jesh i pavarur, do te thote te jesh me harmonik me veten dhe natyren, do te thote te jesh me i suksesshem dhe me produktiv per veten ne radhe te pare. Te berit me pasion te asaj qe deshiron te largon nga rutina dhe koha nuk te mbushet me thashetheme por mendja te punon me kreativitet per dicka produktive qe te jep kenaqesi.
Edhe ne filozofi ose në religjione të ndryshme kontrolli dhe te berit e nje pune me pasionin qe ke konsiderohet si virtyt.
Mos hec mbas opinionit per nje qellim apo deshire qe kerkon te realizosh. Mos e shiko punen qe ben vetem sa te ardhura materiale te sjell per momentin por shiko a ndjehesh mire me ate pune qe ben, sepse suksesi eshte i garantuar ne cdo aspekt.
Mjafton te jet e moralshme dhe beje