Pjetër Nikolla

 P O E Z I, Marrë nga libri im,May be an image of 2 people, including Pjeter Nikolla
“Mendimi Pleks Ylberët”, bot. Viti 2018 f. 113.
Paraprinë një thënje e një kleriku të shquar shqiptar!
” Shqiptarët janë të rrezikuar prej vetvedit!”
¬At Zef Pëllumbi
DREJT HUMNERËS!
Pa kauz, rendin drejt humnerës,
Shpallin revolucion imagjinar.
Luftë narrative me mullinjtë e erës,
Gërmadhat erë kundermojnë!
Antagonizëm i egër e përpëlitës,
Jashtë mendimit konstruktiv,
Terr e nxirë është politika e Ditës,
Ulurinë të krekosur drejt qefinit!
Presim drite e qytetrim,
Korbi ndjenë dhe improvizon kërma,
Thirrje për luftë e destabilizim,
Mohim dhe shkatërrim për çdo arritje!
Oh, ç’mjerim, për vendin tim!
“”””””””””””””””””””””””””””””
P O E Z I, Marrë nga libri im,
“Mendimi Pleks Ylberët”, bot. 2018,f. 69
Paraprine nje thenje brilante:
“Ska gjë më të rrezikshme se të jesh tepër modern, rrezikon të dalësh jashtë mode nga momenti në tjetrin.”
¬Oskar Wilde
EDHE ARTI MODERN
Dalldiset e shëmtuara në artin modern.
Estetikë, muzë dhe intuite erotike, karnavale!
Në abstraksion dhe prirje mistike.
Fshikullojnë ide paradolsale.
Imagjinata, dominim i ndjenjes e mendimit,
Intuita intrigon ne Mistike,
Në ekstrem të suksesit e dështimit,
Rrezikon të humbas nga liritë!
Profil i stisur i së bukurës,
Realisht, modernja u be “Portokalli”!
Spiranca mohuese ndaj te shkuares,
Jehonë e shpifur e zbraztësi!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.